E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin nesër në Tiranë, Emiri i Shtetit te Katarit

Nesër do të mbërrijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, Sheik Hamad Bin Khalifa Al-Thani, Emir i Shtetit te Katarit, i cili do të pritet me nderimet më të larta nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Sipas një njoftimi të zyrës për informim publik të Presidencës, Sheik Hamad Bin Khalifa Al-Thani, Emir i Shtetit te Katarit do të mbërrijë në Pallatin e Brigadave rreth orës 15:30 ku do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e pritjes nga Presidenti. Më pas presidenti, Topi dhe Sheik Hamad Bin Khalifa Al-Thani, Emir i Shtetit te Katarit do të kenë një takim kokë më kokë.

Ndërkaq, Sheik Hamad Bin Khalifa Al-Thani, Emir i Shtetit te Katarit po qëndron në një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku është pritur nga presidenti Ivanov , me të cilin ka biseduar lidhur me marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve dhe këmbehen mendime për situatat në Ballkan, Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›