E Diel, 1 Nëntor 2026

PS-ja per reformen ne ODIHR Gjata Ka liri veprimi por duhet edhe analiza e juristeve

Ish-kreu i KQZ-se Clirim Gjata deklaroi dje se Partia Socialiste si subjekt politik nuk ka asnje pengese per tiu drejtuar ODHIR-it sa i perket paketes se saj te amendimeve per reformen zgjedhore. Jane disa personalitete apo institucione te caktuara qe mund ti drejtohen Komisionit te Venecias si Parlamenti apo Kryetarja e Parlamentit apo Presidenti ndersa ne lidhje me faktin se a duhet ti drejtohesh ODIHR-it apo OSBE-se per te komentuar disa propozime nuk ka ndonje procedure te vecante apo penguese. Kemi nje ambasador nje prezence te OSBE-se ketu qe i jane drejtuar per gjithe keto vite per turli lloj problemesh e turli lloj shkaqesh nga me te ndryshmet e deri nga me absurdet ndoshta. Pra nuk di te kete ndonje procedure te vecante qe ti drejtohesh OSBE-ODIHR-it - tha Gjata per ASne. Por nga ana tjeter ish-kreu i KQZ-se theksoi se pavaresisht faktit se nese i drejtohen apo jo socialistet ODHIR-it per te gjitha ndryshimet qe mund te kerkojne ato per kodin elektoral me pare sipas tij ky i fundit duhet ti nenshtrohet analizes publike te juristeve. Keto duhet te hidhen ne publik ne menyre qe gjithe juristet ekspertet e kesaj fushe pra qe merren me zgjedhjet te marrin e te debatojne ne lidhje me keto propozime. Kjo eshte shume e rendesishme - u shpreh Gjata. Deri me tani PS-ja ne kuader te reformes zgjedhore ka kerkuar ngritjen e nje komisioni bipartizan komision i cili me pas sipas selise roze do ti ti drejtohet ODIHR-it per sugjerime. Pak dite me pare kreu socialist Edi Rama kerkoi pergjigje nga mazhoranca per reformen zgjedhore duke vendosur edhe fatin e mundshem te perfundimi te saj i cili sipas liderit te opozites duhet te jete marsi i vitit 2012.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›