E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Shkodër, vazhdojnë reagimet kundër Topit

SHKODER- Në Shkodër, kanë vazhduar edhe sot reagimet kundër presidentit të Republikës Bamir Topi, pas përplasjes së tij me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli lidhur me të folurën.

Artistë të Teatrit Migjeni, të rinj të forumeve të Partisë Demokratike dhe anëtarë të shoqatës 2 prilli kanë reaguar në forma të ndryshme. Aktorët e Teatrit Migjeni janë mbledhur bashkë, ndërsa kanë interpretuar vargje të poetëve të njohur të Shkodrës në gegnisht.

Shoqata 2 prilli shpërndau një deklarët në të cilën thuhej se;

Si qytetarë të Shkodrës, si përfaqësues të shpirtit liridashës, tolerant e antikomunist të këtij qytetit, shprehim revoltën tonë të thellë për fyerjen e pafalshme dhe intoleranën e Kryetarit të Shtetit Topi, kundra Shkodrës e gjuhës tonë.Askush në historinë tonë kombë nuk e ka përdhosur kaq fort vetën, duke thënë se gjuha e Shkodrës nuk është shqip. As Enver Hoxha nuk e bënte me kaq banalitet. Ka vite që ju Zotni na fyeni ne si demokrat e antikomunist. Na ke fyer kur dekorove ato që denuan me pushkatim gjatë komunizmit, fëmijët tanë. Na ke lënduar kur nuk firmose ligjin e lustracionit. Na ke plagos shpirtin kur dekretove hetues e spiun të sigurimit në majë të drejtësisë. Na tradhëtove kur të pamë si votues me 8 Maj! Na vrave mbështetjen e votë që Shkodra të dha për tu ngjitë në maje të Presidencës. Por, ne jemi shpirt demokrat e nuk folëm. Është e drejta jote edhe me tradhëtue. Na ke lënë pa fjalë kur lexuam se paske pas frikë nga gurët imagjinarë për të dekretuar ligjin. Po çfarë burri je ti, mor Zotni?!

Sot, ke fyer shqiptarizmin.

Sot, ju Zotni nuk jeni më President i ynë.

Në emer të Shkodrës antikomuniste, të dijes e flamurit, në emer të tyre

burrave të  dheut  që për jetë e nderë tAtdheut kanë ra nluftë si Shqipe tlehta

kanë shkri gja e shpija tveta Kërkoji falje Shkodrës, z.Topi e mos kargatis e bamun lodër, barku sot ju rri si kodër

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›