E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbërritja e emigrantëve në Shëngjin, Policia: Janë marrë të gjitha masat e sigurisë

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Në portin e Shëngjinit mëngjesin e sotëm është ankoruar anija e marinës italiane me 49 emigrantë në bord.

Policia e Shtetit bëri të ditur se 49 emigrantët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë.

Policia e Shtetit njofton më tej se janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.

Anija, “Cassiopea” e Marinës Italiane u ankorua në orën 07:30 të mëngjesit. Fillimisht emigrantët do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse.

Sipas ANSA, në bord ndodheshin shtetas nga Bangladeshi (në shumicë), Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia, të cilët do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara të kufirit të parashikuara për ata që vijnë nga vende të sigurta dhe nuk kanë dorëzuar dokumente identiteti. Pas këtyre proceduarave do të transferohen drejt Gjadrit.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›