E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spiropali mesazh në ditën e lindjes së Kadaresë: Gjeniu, më i madhi dhe më i ndrituri ynë

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka kujtuar gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare, në ditën e tij të lindjes.

Në një mesazh në 89-vjetorin e lindjes së Kadaresë, i cili ndërroi jetë më 1 korrik të 2024, Spiropali tha se “gjeniu ynë Kadare, ai që e mbajti qiririn ndezur, i shkroi të gjithë librat, i përktheu në të gjitha gjuhët, i mori të gjitha çmimet, ia bëri vendit të gjitha nderimet, ia kreu të gjitha shërbimet, sot ka Ditën e Lindjes”.

“Kujtojmë në këtë ditë kolosin tonë humanist, kulturor, patriotik. Sot e mot e përgjithmonë i paharruar në zemrat tona, në mendjen tonë, në kujtesën tonë, më i madhi dhe më i ndrituri ynë. Fjalët me zor i gjejmë. Fryma s’na mjafton. Na duhesh. Ngreu, dhe kthehu, prej atje ku je, ku përkohësisht ke shkuar”, shkruan Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›