Mbesa e deputetit te PD-se gjobe dentistit
Prokuroria mbyll hetimin per Ylli Luken nga Fushe- Kruja qe kercenonte dentistin e te dashures pasi ai e kishte ngacmuar
Ne kembim te qetesise se tij i akuzuari i kishte kerkuar dentistit 500 mije leke te reja ne forme gjobe
TIRAN- Prokuroria e Krimeve te Renda mbylli hetimin ndaj te dashurit te mbeses se deputetit te Partise Demokratike i perfshire ne gjobevenien ndaj nje dentisti nga Vora. Gjoba kishte shkak sipas pretendimit te te akuzuarit faktin se dentisti kishte ngacmuar te dashuren e tij. Ylli Luka i dashuri i mbeses se nje prej deputeteve te Beratit akuzohet per gjobevenie ndaj E.D. nga Vora ngjarje e ndodhur ne vere te ketij viti.
Mbyllja e hetimit u pohua nga burime zyrtare te prokurorise qe pohuan se prokurori Besnik Muci gjate hetimeve tri mujore ka provuar gjobevenien e Lukes duke ngritur akuzen e shtrengimit me ane te kanosjes per dhenie pasurie. Kur hetuesi i ceshtjes i komunikoi akuzen te pandehurit ai per disa momente humbi ndjenjat.
Gjendja e tij u stabilizua pas nderhyrjes se personelit mjekesor te paraburgimit Jordan Misja ne kryeqytet. Nga hetimet tremujore prokuroria thote se ka provuar se 27 vjecari Luka nga Fushe- Kruja me ane te kercenimeve dhe shantazhit i kerkonte dentistit me inicialet E.D. 500 mije leke te reja per ta lene te qete pas ngacmimit te te dashures se tij.
HETIMI
Ne fund te hetimit ka rezultuar se E.D. me profesion dentist qe punonte ne nje klinike ne Vore gjate punes se tij ishte njohur me nje femer e cila ishte mbesa e nje ligjvenesi te mazhorances. Ajo ishte e martuar e madje me nje vajze bashkeshorti i se ciles jetonte ne Greqi ndersa kishte krijuar nje lidhje jashte martesore me Luken- thuhet ne kerkesen per gjykim te prokurorise.
Ne fillim te gushtit pas disa vizitave te mbeses se deputetit tek dentisti E.D i ishte propozuar nga ai te krijonin nje lidhje dashurie. Kete fakt mbesa e deputetit ia transmetoi te dashurit te saj i cili i prekur nga ky ngacmim kontaktoi ne telefon me dentistin.
Pas debateve mes tyre i riu nga Fushe-Kruja i sqaroi dentistit se mbyllja e historise do behej kundrejt pageses se 500 mije lekeve te reja. Dentisti nuk e pranoi kete gjobe duke kallezuar ne policine te Vores.
Menjehere nisen hetimet ndaj te dyshuarit i cili per disa dite i dergonte mesazhe dhe telefonata kercenuese dentistit. I ndodhur para ketij fakti i demtuari E.D. pranoi te paguaje gjoben duke ftuar 27- vjecarin ne klinike per te marre parate.
Per te shpetuar nga ndonje kurth Luka dergoi te dashuren e tij per te marre shumen e parave. Ne zyren e dentistit mbesa e deputetit u ndalua ndersa me pas 27- vjecari Luka u ndalua ne nje vend takimi qe ai kishte lene me te dashuren pasi te kishte marre parate.