I kujt eshte Benzi TR 1638 S ne masakren e Durresit

Detajet e nje letre per Topin Berishen e Topallin. 7 prova qe rrethanat e ngjarjes po manipulohen
Sokol Kociu i cili nepermjet nje organizmi te quajtur Byroja per Mbrojtjen e te Burgosurve ka marre persiper edhe rastin Dajti i ka derguar dje nje leter Presidentit te Republikes Topi dhe disa shtetareve te tjere perfshire Berishen e Topallin si dhe disa perfaqesuesve nderkombetare ku tenton te terheqe vemendjen mbi ate qe ai e quan skandal gjyqesor qe po tenton te varrose nje nga tragjedite me korruptive ne historine e shtetit.
Pasi pershkruan disa shkelje ligjore te gjykates ne trajtimin sipas tij te Dritan Dajtit Kociu i drejtohet Topit mbi disa manipulime te cilat nese vertetohen jane nje skandal i vertete ne ceshtjen e vrasjes se 4 policeve gjate nje aksioni ne Durres ngjarje e cila nuk u shoqerua me asnje doreheqje apo pergjegjesi ne strukturat e shtetit.
Si Kryetar i shtetit dhe garant i Kushtetutes deshiroj tju bej me dije se - gjykata me keto disponime absurde pa dashur po mbulon nje nga rastet me tragjike te korrupsionit ne historine e shtetit shqiptar pasi ashtu sic do tju provoj ne vijim organizatoret dhe drejtuesit e ketij operacioni ne bashkepunim me prokuroret si kurre ndonjehere kane manipuluar dhe zhdukur provat nga vendi i ngjarjes per te fshehur autorin kryesor te kesaj tragjedie - shkruan Kociu i cili me sa kuptohet nga menyra e formulimit te letres e ka shoqeruar ate me materiale shtese te bashkelidhura.
Me poshte ai rendit
Si prove te pare per sa me siper po ju paraqes tre akte dhe dy fotografi te administruara ne fashikullin e gjykates te cilat tregojne se 2m larg vendit ku u gjenden te vrare punonjesit e policise Saimir Duckollari dhe Altin Dizdari eshte fiksuar nje automjet Mercedes-benz gri me targa TR 1638 S poseduesi i te cilit ka qene nje nga te dyshuarit kryesor te kesaj tragjedie...
Por fale nje veprimi korruptiv te prokuroreve te ceshtjes me punonjesit e policise se shtetit ketij automjeti iu nderruan targat cka beri qe per hetim dhe verifikim te mos shkoje targa e fiksuar ne vendin e ngjarjes por nje e ngjashme me te dhe konkretisht TR 1658 S.
Ky veprim u pasua nga nje tjeter akoma me korruptiv cka beri qe pas 10 ditesh me ndihmen e policise se shtetit poseduesi i automjetit nderroi targen e mercedesit te tij nga TR 1638 S ne nje tjeter duke i shpetuar plotesisht organeve te drejtesise.
Si prove te dyte ju paraqes Aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr. 316 qe provon se punonjesi i policise Fatos Xhani rezulton te jete vrare nga tre qitje me arme zjarri pas shpine dhe nga larte poshte ne kushtet kur nga prokuroret dhe policia deklarohet qe Fatos Xhani sapo ka hapur deren e shoferit duke thene - ndal policia eshte qelluar nga Dritan Dajti
Si prove te trete ju paraqes Aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr. 318 qe provon se punonjesi i policise Saimir Duckollari rezulton te jete vrare nga nje plumb pas shpine dhe nje tjeter nga e djathta ne koke ne kushtet kur nga prokuroret dhe policia deklarohet qe i ndjeri eshte qelluar balle per balle prej Dritan Dajtit.
Si prove te katert ju paraqes Aktin e ekspertimit biologjik nr. 6312 qe provon se njolla e gjakut e fiksuar ne vendin e ngjarjes me tabelen nr. 25 i perket punonjesit te policise Altin Dizdari ne kushtet kur prokuroret dhe policia me tabelen nr. 25 ka fiksuar kufomen e punonjesit te policise Kastriot Feskaj.
Si prove te peste ju paraqes faktin qe punonjesit e policise te pranishem ne operacion pervec armatimit personal kane pasur ne perdorim nga dy arme zjarri te tjera te paregjistruara.
Te ndodhur ne kete situate me ndihmen e prokuroreve dhe drejtuesve te operacionit ata kane mundur te falsifikojne librin e armatimit deri ne ate shkalle sa qe i ndjeri Fatos Xhani tre muaj pas vdekjes rezulton te kete firmosur nje dokument me nr. 63 qe verteton se me 10 tetor 2009 ka marre nga magazina nje arme zjarri te paregjistruar. Po e njejta situate ka ndodhur edhe me te ndjerin Altin Dizdari i cili tre muaj pas vdekjes rezulton te kete firmosur nje dokument me nr. 63 qe verteton se me 10 tetor 2009 ka marre nga magazina nje arme zjarri te paregjistruar lidhja 9.
Si prove te gjashte ju paraqes Planin e operacionit te tragjedise ku duket qarte qe firma e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit rezulton e falsifikuar.
Si prove te shtate ju paraqes faktin qe punonjesit e policise te pranishem ne operacion nga mbi 30 arme zjarri qe dispononin kane derguar ne prokurori per tju nenshtruar ekspertimit tekniko-balistik vetem 11 prej tyre.
Letra ku Kociu ne emer te Dajtit rendit manipulimet e ceshtjes ka edhe nje hyrje te gjate ku ai flet mbi pengesat qe Gjykata sipas tij ka bere ne trajtimin e Dritan Dajtit ku renditen refuzimi i ndihmes ligjore te garantuar nga neni 31/c i Kushtetutes refuzimi per regjistrim audio-viziv te seances gjyqesore refuzimi i paraqitjes se skices se vendit te ngjarjes mbi bazen e se ciles punonjesit e policise protagonist ne vendin e ngjarjes do te percaktonin vendndodhjen e tyre te sakte ne momentin e masakres etj.
Kociu e quan absurd edhe vendimin per gjykim me dyer te mbyllura. U vendos gjykimi me dyer te mbyllura per Dritan Dajtin me arsyetimin me absurd ne planet qe deshmitareve police te armatosur gjer ne dhembe u rrezikohej jeta nese deshmine e tyre do ta jepnin publikisht - shkruan Kociu dhe shton ...Sigurisht qe pas ketij vendimi kushdo ka te drejte te mendoje qe smund te behet me fjale per gjyqe penale me dyer te hapura pasi kur i rrezikohet jeta deshmitareve police imagjinohet lehte cmund te pesojne deshmitaret jo police.
Kociu flet ne leter edhe per seancen ku deshmoi Perlat Leli i cili sipas tij ne 90 te pergjigjeve artikuloi vetem togfjaleshin nuk mbaj mend.
Madje kur u pyet nese e kish hequr armen e te ndjerit Saimir Duckollari nga vendi i ngjarjes nen trysnine e hapur te prokuroreve te cilet bertisnin thuaj nuk mbaj mend ai deshmoi se nuk i kujtohej fare ky fakt - shkruan Kociu duke shtuar Po ju ve ne dispozicion nje akt procedural qe ndodhet i administruar ne fashikullin e gjykates ku prokuroret e ceshtjes per kete deshmitar deklarojne shprehimisht Gjithashtu ky punonjes policie disponon dhe armen e punonjesit te policise Sajmir Duckollari te cilen deklaron se e ka marre ne vendngjarje ku eshte vrare Sajmir Duckollari. Ne fund ky dokument mban firmat e vete prokuroreve dhe deshmitarit Perlat Leli...