E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbesa në mbrojtje të gjyshit Berisha, madje edhe me fyerje (FOTO)

Dasara Malltezi, 17 vjeç, është vajza më e madhe e çiftit Argita dhe Jamarbër. Mbesa e Berishës, edhe pse ende e vogël në moshë, ka qejf që të merret me politikë.

Gazeta Shekulli është marrë me Dasarën, e cila është gjimnaziste pranë Ismail Qemalit.

Sipas Shekullit, ajo është administratore e faqes së Berishës në Facebook.

Por jo vetëm kaq. Ajo ka vetë një faqe, ku nuk nguron të lëshojë fyerje ndaj kryetarit të opozitës.

Ditën kur doli lajmi se Edi Rama i ka dërguar një sms drejtoreshës së Ismail Qemalit, Desara shkruante në FB.

Cjan kta skizofrena qe dobesit e tyre i shprehin te femrat… Uhhhhh harrova ai ka rraf tgjith grat e veta q ka pas, deputetet e partis, konsideron infermieret imorale dhe mesueset dele. Ky esht ai qe ne duam te drejtoj shqiprine?!.

Ndërsa pak më poshtë shprehej sërish për Ramën. Mental disease :S.

Që të kuptohemi, edhe ajo si shumë adoleshente nuk di të shkruajë mirë shqip. Madje e pranon vetë se ndryshe nga gjyshi, nuk e ka qejf letërsinë.

Ajo nuk nguron që të lëshojë fyerje edhe për një tjetër zyrtare të PS. Kjo Milena Harito te ofendon vetem me ate pamje q ka. Mir shemtir po edhe idjote. Ik moj se cudi si nuk tkan fut te kopshti zoologjik  na bone me vjell, shkruan Dasara, që shumicën e statuseve në FB i bën nga vila në Gjirin e Lalzit. Ndërkohë ajo shkruan se në Vjenë të Austrisë ndjehet si në shtëpinë e saj./ep

dasara ma

dasara ma 2

dasara ma 3

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›