“Mbështesim liberalizimin e vizave, por jo bojkotin”
30/03/2010 Kryetarja Topalli pret raporterin Chountis
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë nga raporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin Nikolaos Chountis garancitë për angazhimin e tij dhe grupit që përfaqëson me qëllim përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave. “Angazhimi im personal, por edhe i grupit tonë në Parlamentin Europian, është për të përshpejtuar procedurat për heqjen e vizave për shqiptarët. Kemi qenë dhe mbetemi mbështetës të lëvizjes së lirë të qytetarëve në Evropë dhe përkrahim fort heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë”, - tha Chountis, njëkohësisht anëtar i grupit konfederal të Unionit të Majtë (e majta e gjelbër veriore në PE). Lidhur me bojkotin e punimeve të Parlamentit nga opozita ai tha se bojkoti ka provokuar disa probleme, duke shpresuar në zgjidhjen e situatës. “Nuk ka demokraci pa ndarje të pushteteve dhe ndërhyrja e pushteteve te njëri-tjetri është kundër parimeve të një demokracie”, - tha ai. Si eurodeputet i Greqisë, ai gjithashtu dënoi aktet gjatë paradës ushtarake në Greqi. Ai tha se grupi i tij parlamentar ka bërë një kërkesë drejtuar qeverisë greke për të gjetur fajtorët dhe për të marrë masat e duhura. Kryetarja e Kuvendit tha gjithashtu se po bën gjithçka që të merret vendimi për heqjen e vizave.