“Një pishëz” lamtumire për Agim Qirjaqin
30/03/2010 Vdekja di të zgjedhë! Këto fjalë mund të thuhen pashmangshmërisht kur botës i ikin njerëz të talentuar që mund të kishin dhënë ende shumë... Më e trishtë bëhet ndjesia kur bëhet fjalë për artistë dhe njerëz të skenës. Vendi i tyre, i destinuar të mbetet bosh, ngushëllohet vetëm nga fjalë mallëngjyese, nostalgji të ndalur tek e shkuara për një të ardhme pa ta... Kështu ndodh edhe me aktorin e madh Agim Qirjaqi, i cili dje u përcoll përmes homazhesh në banesën e fundit.
Pas një beteje trevjeçare me sëmundjen e Alzheimerit (parkinson i avancuar), Qirjaqi ka mbyllur sytë në qendrën e rehabilitimit “Joshua Center”. Aktori dhe regjisori nuk dilte nga shtëpia prej disa muajve dhe ai nuk mund të lëvizte dot. Pas analizave, mjekët konstatuan se aktori vuante edhe nga tumori në kocka dhe nga azotemia.
Miq, kolegë dhe drejtues të shtetit ishin të pranishëm dje në hollin e Teatrit Kombëtar.
“Me hidhërim të madh mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Në këto çaste fatkeqësie dhe dhimbjeje të thellë për humbjen e të dashurit Agim, dëshiroj tju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!”, thuhet në mesazhin e zotit Topi, drejtuar familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit. Presidenti vlerëson më tej figurën e Qirjaqit, si “njeriu, i cili ia përkushtoi jetën me altruizëm e profesionalizëm familjes, aktrimit, si dhe vlerave më të spikatura qytetare”.
“Duke qenë i bindur se i ndjeri Agim Qirjaqi, rolet dhe vepra e tij në tërësi do të vazhdojnë të mbeten përgjithmonë të gdhendura në piedestalin e skenës dhe kinematografisë shqiptare, si dhe kujtesën e artdashësve, më lejoni edhe një herë të ndaj me ju dhimbjen e parrëfyer njerëzore!”, – thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kreut të shtetit. Fjalë të ngjashme me të kanë përcjellë edhe drejtues të tjerë të shtetit, ndërsa miqtë kanë ndarë kujtimet. E pranishme gjatë përcjelljes së Qirjaqit për në banesën e fundit ishte edhe bija e vetme e artistit, e cila jeton jashtë vendit.
Mbrëmjen e së dielës, aktori u duartrokit për të fundit herë nga publiku, edhe pse jo për së gjalli. Shfaqja “Elektra” nisi me duartrokitjet për hir të tij. “Shfaqja e sotme nis me një ngjarje jo të zakonshme. Aktori Agim Qirjaqi u nda nga jeta sot në mesditë. Këtë shfaqje ia dedikojmë kolegut Qirjaqi. Le ta duartrokasim këtë artist ashtu siç kemi bërë kur ka qenë i gjallë”, tha para publikut drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami.
Hera e fundit në skenë ishte në vitin 2006 për dramën “Pjata prej druri” me regji të Gëzim Kames. Por puna e tij me teatrin nuk është vetëm si aktor. Regjisor, pedagog dhe drejtues i teatrit, vjeshtën që shkoi u ngjit në skenë komedia e absurdit “Këngëtarja tullace” e Ionescos me regji të Spiro Dunit, një përkthim i Qirjaqit.
Janë me dhjetëra rolet e realizuara prej tij. I lindur në Kolonjë në vitin 1950, karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar më 1973, pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Rrugë të bardha” i Viktor Gjikës (Profesori), “Lulëkuqet mbi mure” i Dhimitër Anagnostit (Drejtori i Shkollës) etj. Me këtë të fundit fiton çmimin e parë në Festivalin II të Filmit më 1977.
Më pas punon si regjisor në TVSH, ku realizon si regjisor e aktor shumë telefilma, mes të cilëve edhe filmin artistik “Dorina” (1980). Gjatë kësaj kohe vazhdon të punojë intensivisht në filma, duke qenë i preferuar nga shumica e regjisorëve tanë. Gjithashtu fillon të japë mësim, mjeshtërinë e aktorit në Akademinë e Arteve, përvojë të cilën e vazhdon edhe pas rikthimit në Teatrin Kombëtar më 1981. Në vitet 80 interpreton rregullisht në teatër dhe në film, duke qenë njësoj i suksesshëm, si në role dramatike, ashtu edhe në ata komikë.
Më 1989 largohet për herë të dytë nga Teatri Kombëtar, këtë herë për një trajnim 2-vjeçar pranë Giorgio Strehler në “Il Picolo Teatro” të Milanos dhe pastaj në teatrin “Eliseo” të Romës. Rikthehet në Teatrin Kombëtar më 1991 këtë herë më i dhënë pas regjisë. Ndonëse vazhdon të interpretojë në teatër dhe në film, të mbajë herë pas herë kurse me studentët e regjisë në Akademinë e Arteve, është gjithmonë e më aktiv në regji. Lista fillon me “Rikardi III” të Shekspirit (1992) dhe vazhdon me “Fando e Lis” të Arrabalit, me të cilën fiton çmimin “Aleksandër Moisiu” në Festivalin e vitit 1994, “Marrëzia e madhështisë” të Vangjel Kozma, “Këngëtarja tullace” të Ioneskos dhe mbaron me “Armiku i popullit” të Ibsenit.
Krahas krijimtarisë angazhohet edhe në veprimtaritë jashtë skene, si përkthyes dramash (“Fando e Lis” dhe “Këngëtarja tullace”), bashkëpunëtor dhe anëtar i Këshillit Botues të buletinit “Teatër”, anëtar i bordeve të Studios “Alba Film” dhe Akademisë së Arteve, bashkëthemelues dhe kryetar i parë i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Teatrit (1992). Më 1996 fiton titullin “Asistent Profesor”. Në sezonin 2002-2003 ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar. Në këtë periudhë ai mbron çështjen e teatrit, del kundër shembjes së tij dhe kundër ligjit “Për Teatrin”.
Ka pasur një bashkëpunim të gjatë me regjisorin Kiço Londo, në produksione private dhe të Teatrit Kombëtar, në dramën “Vdekja dhe virgjëresha”, në komeditë “Pleshti në vesh” dhe “Kopshti me dallëndyshe” etj.
Interpretime të tjera prej tij në film mund të përmenden ata në filmat “Dimri i fundit” (1976), “Radiostacioni” (1979), “Skëterrë 43” (1980), “Në prag të lirisë” (1981), “Apasionata” (1983), “Tela për violinë” (1987), “Rrethi i kujtesës” (1987), “Stolat në park” (1988), “Misioni përtej detit” (1988).
Edhe pas viteve nëntëdhjetë ka disa role të tij që mund të përmenden në kinema. Mjafton të shënohet “Kolonel Bunker” i regjisorit Kujtim Çashku, ku Qirjaqi shfaqet në rolin e kolonelit. Filmi madje propozohet në 1998-ën për çmim “Oscar” si filmi më i mirë në gjuhë të huaj. Më vonë interpreton edhe tek “Dasma e Sakos” (1998), në dy filma të Gjergj Xhuvanit “Parullat” (2001) dhe “I dashur armik” (2004). Hera e fundit kur është parë në kinema është në filmin e Artan Minarollit “Kronikë provinciale” (2009).