E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

arrestimeDurrës- Një 30-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për akuzën e vjedhjes. Mësohet se i ndaluari është Sabri Verteniku, banues në lagjen Nr.14 në Durrës, i dënuar më parë po për vjedhje.

Sipas deklaratës për shtyp të policisë ky shtetas akuzohet lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 26 prill të këtij viti, ku në Shkozet, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, i ka vjedhur shtetasit I.Xh, 30 vjeç, banor i së njëjtës lagje, i punësuar si taksist, sendet personale, një sasi parash në portofol si dhe autoveturën e markës Mercedes Benz taksi me targa DR 2983D.

Pas ngjarjes gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg për të, ndërsa gjatë kontrollit ju gjet një pistoletë e kalibrit 7,65 mm me krëhër me fishekë nga të cilët një në folenë e fishekut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›