Mbështetësit evropianë të Serbisë
Ende janë edhe pesë anëtarë të BE-së, që nuk e kanë njohur zyrtarisht shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Kaloi më se një vit dhe këto pesë shtete, në kundërshtim me qëndrimin dhe vendimin e 22 vendeve të tjera anëtare të BE-së, insistojnë, dikush në mënyrë deklarative e ndonjë tjetër në mënyrë të heshtur, në qëndrimin e tyre injorues, duke mos njohur një realitet evident: krijimin dhe funksionimin prej më se një viti të shtetit më të ri në Evropë, të Kosovës-shtet. Këto 5 shtete, që vazhdojnë të mos na njohin, janë të distancuar prej nesh në rrafshin gjeografik (Spanja, Greqia dhe Qiproja përfaqësojnë skajet jugperëndimore dhe juglindore të BE-së; Sllovakia përfaqëson Evropën Qendrore; dhe Rumania, fqinjin e afërt); atë etnik (duke përjashtuar Greqinë dhe Qipron, tre të tjerët janë etnikisht të ndryshëm); fetar (kristianizmi puritan katolik dhe ortodoks në Spanjë, Greqi e Qipro, së bashku me kristianizmin në Rumani e Sllovaki, i kundërvihen në bllok Kosovës me shumicë qytetarësh shqiptare), dhe për probleme të brendshme të tyre me etnitë, që mund t‘u shkaktojë njohja prej tyre e shtetit të pavarur të Kosovës si precedent (Qiproja, anëtare e BE-së, që thirret rëndom si "Qiproja greke", ka prej dekadash të pazgjidhur një të tretën e ishullit, që dominohet e qeveriset nga "Qiproja turke"; Spanja ka problemin bask; ndërsa Rumania ka Transilvaninë).
Aktualisht ndeshemi me një paradoks: Gjatë pritjes së Presidentit të Serbisë, Tadiç, që bëri një vizitë në Madrid për të nënshkruar një marrëveshje ushtarake mes dy palëve, Kryeministri spanjoll, Jose Luis Zapatero, u shpreh: "Ne e kundërshtojmë pavarësinë e Kosovës, për shkak të bindjeve politike të mbështetura në ligjin ndërkombëtar". Në koherencë dhe i "trimëruar" nga mbështetja e Zapateros, Tadiç deklaroi: "Beogradi nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës". Para apo pas bërjes së kësaj deklarate, por sidoqoftë në të njëjtën ditë, i 56-ti shtet anëtar i OKB-së deklaroi njohjen zyrtarisht të Kosovës. E nesërmja e deklaratave Zapatero-Tadiç u pasua nga kërkesa e zv.presidentit amerikan, Xho Bajden, për fuqitë perëndimore evropiane, të cilat e çuan Kosovën drejt pavarësisë nga Serbia, "që tashmë të përfundojnë premtimet e tyre për ndërtimin dhe forcimin e këtij shteti të ri, pasi është përgjegjësia e tyre ta çojnë deri në fund këtë detyrë".
Nga selia e NATO-s në Bruksel, për herë të dytë po nga Brukseli, pas Sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, e cila kërkoi që rajoni në asnjë mënyrë nuk duhet lënë në harresën e së kaluarës, zv.presidenti Bajden u deklarua: "Ende ka punë për t‘u bërë në Kosovë, sepse angazhimet nuk kanë përfunduar". SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja kanë qenë vlerësues dhe veprues të bashkënjëmendtë në ndërhyrjen e tyre për të mbrojtur jo vetëm politikisht, por edhe ushtarakisht të drejtën e rrjedhur nga ligji ndërkombëtar, për t‘i dhënë fund rastit "unik" të ekzistencës së një kolonie të Serbisë në Evropë në fund të shekullit XX. Në unison veprimi dhe mendimi ato e arritën dhe e realizuan këtë objektiv.
Prej vitit 2000, Kosova u bë e pavarur realisht nga Serbia; prej vitit 2008 shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës është njohur si i tillë nga 56 anëtarë të OKB-së. E kanë njohur zyrtarisht shtete nga gjithë kontinentet, por, ndërkohë, 5 anëtarë të BE-së, të bashkësisë kontribuuese potente në arritjen e kësaj pavarësie, janë deklaruar, në kohë dhe mënyra të ndryshme kundër njohjes së saj. Arsyet?
- Problemet e brendshme etnike. Spanja, Rumania dhe Sllovakia udhëhiqen nga problemet e brendshme etnike. Shtetarët e tyre e konsiderojnë njohjen zyrtarisht të shtetit të Kosovës si precedent që mund të nxisë e të përligjë trazira nacionaliste në vendet e tyre. Është e drejta e çdo shteti që të gjykojë e të vendosë për të njohur apo jo shtetin tonë, por është paradoks kur 22 shtete të BE-së e kanë bërë këtë dhe kur Solana (spanjoll) dhe Zapatero (Kryeministër i Spanjës) i kundërvihen njëri-tjetrit në qëndrimin ndaj Kosovës.
- Këto pesë shtete nuk respektojnë, madje u bien ndesh pozicionimeve të vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Arsyeja e saj nuk mendoj se është etnike. Qëndrimi anti-Kosovë i Athinës zyrtare kushtëzohet nga dy faktorë: Nga lidhjet tradicionale historike me Serbinë, si dhe nga besimi i përbashkët fetar, ortodoksia kristiane.
Mund të vazhdojmë në gjetje të argumenteve të tjerë të mosnjohjes së shtetit të Kosovës nga 5 anëtarë të BE-së. Për këtë, do të citoj vetëm një frazë të Xho Bajden: "Është para së gjithash përgjegjësi e Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian që të përmbushë premtimet që i kemi bërë së bashku Kosovës".
Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës nuk mund të zhbëhet! Urojmë dhe shpresojmë që këtë ta kuptojnë sa më shpejt shtetet evropiane, ku, sot apo nesër, do të jemi të pranishëm dhe të barabartë edhe ne; Kosova është shtet, sepse e meriton, e ka fituar dhe i takon të jetë!