Besimi i humbur te "pastorët"
Udhëheqësit tanë në çdo fushatë elektorale, marrin pamjen e pastorëve, ndonëse nuk mund ta fshehin apo zhbëjnë imazhin e tyre të ngulitur si personazhe të frikshme.
"Pastorët" gjenden ngushtë në këtë fushatë elektorale dhe në mashtrimin e tyre politik të radhës. Fushata ka nisur e ata po ia nisin gazavajit udhëtues e mashtrues, skaj më skaj të vendit. Kanë mbërritur në fytyrën e tyre të kahershme, duke premtuar ndryshimin e paarrirë dhe kohën tjetër të largqenë.
Përballë itinerarit ditor të tyre (dhe kur them të tyre, kam parasysh gjithë pretenduesit për qeverisje në mandatin tjetër) këto orë, më mbetet e pashqitshme nga mendja, gjendja e banorëve të fshatit Synej, në afërsi të Kavajës.
Një tmerr i vërtetë. Dheu u vithis dhe përpiu banesat, deri edhe trekatëshe, të banorëve. U bënë plot 11 banesa të shembura e të zhytura në dhe. Bashkë me to, një gropë gjigante, tmerruese për syrin e kalimtarit dhe aq më tepër të banorëve, kërcënon edhe më tej, banesa dhe qytetarë të tjerë. Në atë gropë përpirëse u murosën edhe dhjetëra bagëti e sende të vyera të familjarëve. Kjo është një tragjedi natyrore për një grup qytetarësh. Natyrisht, shumë më ndryshe nga incidenti skandaloz i pallatit të shembur në Gjirokastër vitin e kaluar, në kodrën e lagjes "11 Janari", prej nga ku disa familje mbetën në mëshirë të fatit. Ende edhe sot e kësaj dite, ato familje fatkëqija, kanë mbetur në pritje si durimmëdha, për të tërhequr fondin e pamjaftueshëm zhdëmtues, të bashkisë apo qeverisë.
Në Synej të Kavajës, diçka e tillë ende nuk është folur dhe nuk ka nisur të vihet në lëvizje. Banorët e 11 shtëpive janë shndërruar në "muaxhirë" brenda fshatit të tyre. Janë strehuar ku kanë mundur, si në rrethanë të vërtetë lufte e fatkeqësie. Të vetësistemuar dhe në disa përpëlitje rraskapitëse për të përfituar me kohëvonesë shumën e pamjaftueshme të kontributit social prej qeverisë apo bashkisë. Një pjesë e tyre, sigurisht që do të sorollaten në "odisenë" e vonesës burokratike, sikundër edhe paraardhësit e tyre, banorët e pallatit të shembur në Gjirokastër, në këtë lloj fatkeqësie.
Përballë këtyre fatkëqijve, në Gjirokastër dhe fshatin Synej, po nis fushata elektorale e partive politike dhe itineraret e kushtueshme të udhëheqësve tanë partiakë. Një përllogaritje populiste do të shënonte se një muaj fushatë e partive tona, mund të vlejë financiarisht sa për ngritjen e dy fshatrave të rrafshuara. Sigurisht që udhëheqësit kanë për të shkuar edhe në Synej, ndonëse këtë gjë mund ta kishin bërë qysh në ditën e ndodhisë.(!)
Por kjo vajtje e tyre në Synej apo Gjirokastër, është si vizita e "pastorit" që ka konsumuar premtimin dhe ka humbur besimin, pasi "kishën" e ka premtuar kaherë, por nuk e bëri ende realitet.
Kumti për këtë besim të humbur, fitohet prej provës së vijueshme të ndjenjës dhe ndjeshmërisë munguese, prej politikës në raport me qytetarin. Për shkak të kësaj, mendoj se në këtë fushatë në të cilën jemi futur, politika ka për ta pasur vështirë fitimin e votës me bindje. Vota me bindje, është reagimi i ndërgjegjshëm i qytetarit ndaj atij që ofrohet për të marrë votëbesimin si qeverisës.
Në politikën shqiptare, për shkak të zhgënjimit të shtresëzuar dhe humbjes së besimit në mënyrën më të ripërsëritur, në këtë tur elektoral janë gjasat të kemi një akt qytetar kryeneçësie. Kjo mund të ndodhë për shkak të shpërdorimit të premtimit për të qenë i votuar si shërbestar i publikut dhe jo si përfitues në qeverisje. Kjo peshore e re gjykimi në marrëdhënien pragmatiste mes qytetarit dhe politikës, duhet konsideruar mundësia e vetme dhe e pashmangshme për ta kthyer këtë marrëdhënie, për herë të parë përgjatë 19 vjetëve të tranzicionit postkomunist, në një kontratë pragmatiste dhe realpolitike. Kush arrin të bindë për këtë kontratë dhe kush arrin të përfshijë sa më shumë përfaqësime interesash adekuate të këtij elektorati në këtë kontratë, ajo palë ka për të triumfuar në garën për mandat. Vështirësia qëndron se "pastorët" politikë kanë lodhur edhe mashtrimin, e jo më qytetarin!