Aida: Zysha provokon meshkujt
Banorët e shtëpisë së "Big Brother" kanë nisur të miqësohen me dy konkurrentët e rinj, Anjezën dhe Anin. Mimoza është shprehur se ndoshta do të jetë pikërisht ajo që do të largohet këtë javë, ndërsa Aida dhe Adelajda edhe një herë nuk i kanë shpëtuar debatit mes tyre.
"Mesida do ta kuptojë tani"
Adela diskuton me Dritanin për Mesidën. Ajo tregon se i erdhi shumë keq kur Mesida mezi i dha dorën në momentin kur u largua nga shtëpia dhe thotë se nuk e kupton se si ka mundësi që ajo ta merrte inat, ndërkohë që nuk i kishte bërë asgjë të keqe, nuk i kishte thënë një fjalë me kunja apo ta ngatërronte me ndonjë. Adela tregon se Mesida kishte hyrë me qëllimin që të futej mes saj dhe Bjordit edhe pse mes tyre nuk ka pasur asnjëherë asgjë. Dritani nuk e kupton dhe mendon se Mesida me asnjë nuk ka pasur përplasje, përveçse me Adelën. Ai thotë se nëse ajo nuk e ka kuptuar Adelën brenda, me siguri tani që është jashtë do ta kuptojë. Dritani thotë se nëse sërish nuk do ta kuptojë, do të jetë ai që do ta ndihmojë në këtë pikë për t‘i kuptuar gjërat se si janë realisht. Ai e sqaron Adelën se nuk do ta bëjë për të por, për dikë tjetër. Megjithatë, Dritani shton se Mesida është vajzë e mirë dhe me të është sjellë gjithmonë mirë. Ai mendon se gabimi i vetëm i saj ishte se filloi të kapej me Adelën e duke u fokusuar vetëm tek ajo.
"Po ndihem mirë"
Banorët mendojnë që tema e ditës për debatin të jetë ajo e njohjes së dy konkurrentëve të rinj. Radha është e Antoninit i cili prezanton veten, cili është, çfarë shkolle ka mbaruar, çfarë pune ka bërë. Ai tregon për historinë e dashurisë e cila ka përfunduar pak kohë më parë dhe banorët i bëjnë pyetje mbi këtë lidhje. Qetsori e pyet atë se sa e kanë bezdisur shakatë që ka shkëmbyer ai dhe Adi me të, sepse shaka të këtij lloji do të kenë gjithmonë dhe Adi e sqaron se e bëjnë për t‘ia kaluar mirë e jo për të lënduar ndonjë. Ani përgjigjet se është ndier mirë. Banorët i bëjnë pyetje të llojeve të ndryshme duke nisur që nga jeta që bën jashtë, si e ka ndier veten në shtëpinë e "Big Brother", si i duken banorët e tjerë, arsyeja se pse është futur etj. Antonini i përgjigjet me shumë lehtësi të gjitha pyetjeve, ndërsa banorët janë ata që duken më shumë në siklet në përzgjedhjen e tyre.
"Me Bjordin u ftoha prej zyshës!"
Sipas Aidës, Adelajda duke bërë me Bjordin lojën "tërhiq e mos e këput‘, po fiton shumë në sytë e publikut. Sipas saj, ajo po fshihet nën petkun e vajzës së mirë që nuk bën veprime të pahijshme dhe të bijës që nuk do t‘i lëndojë prindërit e vet, që madje sakrifikon ndjenjat dhe lumturinë e saj për të mos i lënduar, duke sajuar kështu historinë e një dashurie të pamundur për të tërhequr njerëzit jashtë shtëpisë. "E kupton se çfarë reklame po i bën ajo vetes?!"- i ka thënë Aida Arjonit. Aida ka shtuar se këtë reklamë ajo e ka bërë edhe me Republikën, Mimozën dhe Bjordin. Arjoni ka ndërhyrë duke thënë se Adela ia ka mbushur komplet mendjen Bjordit. Aida ka pohuar dhe ka shtuar se ajo u ftoh me Bjordin pikërisht për këtë. Sipas saj, ai kishte ardhur dhe i kishte thënë se ajo nuk e njihte Adelën. Në vazhdim të komenteve për "zyshen", Aida ka thënë gjithashtu se kishte qenë pikërisht Adela, që në rolin e shoqes së mirë, e kishte larguar Bjordin nga Mimoza. Aida i tha Arjonit se siç ia kishte treguar vetë Mimoza, Adelajda shkonte tek ajo dhe i thoshte se nuk duhet ta lëndonte Bjordin, nuk duhet ta bënte të vuante dhe kur Mimoza e pyeste pse po ia thoshte të gjitha këto, kur Adela e dinte shumë mirë që ajo nuk kishte të tilla qëllime, ajo vazhdonte përsëri. Të gjithë këtë, sipas Aidës, Adelajda e bënte për autoreklamë, duke shfrytëzuar çdo situatë apo rrethanë të mundshme për të folur për veten. Aida ka shtuar se ajo këtë vazhdon ta bëjë, akoma, gjatë gjithë kohës. "Ajo çdo moment thotë vetëm "unë mendoj, unë, unë, unë..."!"- ka thënë Aida.
"Adelajda është provokuese!"
Aida ka thënë për Adelajdën se ka shikime provokuese. "Ajo edhe Dritanin e shikon në mënyrë provokuese!"- është shprehur Aida. Sipas saj, Adelajda po nuk hodhi shikime provokuese, që të ndihet e ngacmuar, që të ndiejë tërheqjen që krijon, ajo "nuk bën muhabet". Po sipas Aidës, Adelajda kështu e ka krijuar edhe jetën jashtë. Aida ka vazhduar edhe më tej, duke thënë se një femër të tillë ajo e quante të cekët e të ndyrë. Sipas saj, një femër e tillë nuk do të bëjë kurrë paqe me veten, do të shkatërrojë gjithmonë familjen e vet.
"Kam probleme me leximin!"
Ani, duke biseduar me Aidën dhe Arjonin ka thënë se kishte probleme me leximin. Ai ka thënë se ka shumë vështirësi për të lexuar. Aida dhe Arjoni i kanë thënë se nuk duhet ta ketë problem apo të kompleksohet nga kjo gjë, sepse edhe ata, në momente të caktuara, sidomos kur u është dashur të lexojnë me zë të lartë, p.sh listën e buxhetit, janë gjendur përpara një vështirësie të tillë.
"Ti nuk ke kurajë!"
"Ti nuk ke kapur njëherë një libër shkencor dhe ta lexosh për të krijuar bindjen tënde!"- i ka thënë Bjordi Adelajades, gjatë një diskutimi mbi jetën, gjenezën, klonimin dhe argumente të ngjashme, ku Adelajda mbronte prejardhjen nga Zoti, ndërsa Bjordi të kundërtën. Fillimisht biseda u zhvillua mes gjithë banorëve, por më pas Adela dhe Bjordi e vazhduan diskutimin e tyre më vete. Sipas Bjordit, Adelajda nuk ka kurajë t‘i thotë gjërat hapur se kishte frikë se mos lëndonte njeri. Ajo i ka thënë, pas diskutimesh të shumta se preferonte ta zhvillonin këtë bisedë kur të ishin jashtë dhe të ishin rehat dhe jo në shtëpinë e "Big Brother". Ajo ka shtuar se ai duhet ta respektojë atë. "Unë të respektojë ty, por jo injorancën!" - i ka thënë Bjordi. Ai ka shtuar se më rehat se ç‘ishin këtu, ku nuk kishin asgjë për të bërë përveçse të flisnin, nuk mund të ishin askund tjetër.
"Mendoj se do të dal unë!"
Mimoza i ka thënë Republikës se mendonte dhe kishte frikë se këtë javë do të dilte ajo nga shtëpia e "Big Brother". Republika e ka pyetur se çfarë e shtynte të mendonte kështu dhe ajo i ka shpjeguar se mbështetej në faktin që pjesa tjetër e të nominuarve ishin konkurrentë më të fortë se ajo. Sipas Republikës, ishte e vërtet që të qenurit në nominim më shumë se një herë dhe mosdalja nga shtëpia, tregojnë se je konkurrent i fortë, por jo vendimtare. Mimoza shtoi se kishte shumë dëshirë të vazhdonte të qëndronte brenda shtëpisë.
"Adelajda është shumë e mirë!"
"Tani jam shumë mirë!" - i ka thënë Anjeza Bjordit, kur ky i fundit e ka pyetur nëse ishte ambientuar apo jo. Ai ka vazhduar duke i thënë se Adelajda ishte një vajzë shumë e mirë dhe se ishte shumë ndryshe nga ç‘mund të dukej jashtë dhe për këtë ajo duhet ta besonte. Anjeza i ka thënë se nga biseda që kishin zhvilluar pak më parë, Adelajda i kishte thënë se ishte shumë e tërhequr në disa gjëra, për shkak të mentalitetit të vendit ku ka jetuar. Bjordi i ka thënë se mes Adelajdes dhe Mesidës, kishte pasur keqkuptime, madje disa nga banorët e tjerë e kishin shfrytëzuar këtë të fundit, për t‘i vënë kundër njëra-tjetrës. "Ndaj nuk do të doja që të ndodhte prapë!" - i ka thënë ai Anjezës, duke përdorur pothuajse të njëjtat fjalë që Adelajda ia kishte thënë atij, vetëm një ditë më parë. Ai ka shtuar se ajo mund të mos e pëlqente Adelën, por duhet ta bënte këtë pasi ta njihte e jo ta paragjykonte.
"Ti je më i drejtë se ç‘duhet!"
"Me aq sa kam vënë re unë, - i ka thënë Anjeza Bjordit, duke shtuar se edhe mund të gabonte, pasi nuk kishte shumë kohë që i njihte, - ti je më i drejtë se ç‘duhet!" Ky ishte sipas saj shkaku që atë e keqkuptonin. Bjordi i ka thënë se ai kështu ishte, i pëlqente kjo gjë dhe nuk mund e nuk donte ta ndryshonte. Sipas Anjezës, kjo cilësi e tij, nga të tjerët mund të interpretohej edhe si dobësi. Bjordi i ka thënë se Adi ishte një nga ata që e kuptonin drejt dhe Anjeza ka shtuar se edhe ajo i përkiste atij grupi.
"Ti ke mungesë intelekti!"
Aida i ka thënë Adelajdes se nuk po e bënte siç duhej rolin e kryefamiljarit, sepse nuk po i ndante në mënyrë të drejtë porositë dhe blerjet e tyre. Ajo i ka thënë Adelës se kjo e fundit nuk e kishte pjekurinë e nevojshme për të dhënë zgjidhjet e duhura. Aida i ka thënë gjithashtu se ajo kishte mungesë intelekti dhe se këtë mendim po vazhdonte t‘ia përforconte dita-ditës. Adelajda ia ka kthyer se nuk i interesonte fare që t‘ia ndërronte mendimin Aidës. Sipas kësaj të fundit, Adelajda kishte vetëm një cilësi, një zë acarues dhe asgjë më tepër. Adelajda i ka përsëritur se nuk i interesonte fare çfarë mund të thoshte apo mendonte ajo. Sipas Aidës, mosinteresimi i saj, vinte sepse "zysha" mjaftohej me aq sa kishte dhe nuk e kuptonte rëndësinë e atyre që i mungonin. "Unë nuk kisha aspak qëllim të të acaroja, por ti po kapesh me gjëra të vogla!" - i ka thënë Adelajda Aidës.