E Premte, 6 Nëntor 2026

Mbështetja me politika fiskale, Denaj: Prodhimi i mjaltit, rritje me 4.5 %

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Sektori i bletarisë ka marrë zhvillim vitet e fundit, duke angazhuar dhe mjaft të rinj.

Në Ditën Ndërkombëtare të Bletëve, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se politikat mbështetëse të qeverisë kanë bërë të mundur që nga viti në vit të shënohet rritje e numrit të koshereve dhe prodhimit të mjaltit.

“Mbështetja me politika fiskale, me TVSH zero për bletët në import, ka bërë që numri i koshereve për vitin 2023 të arrijë në 518,790, me rritje me 8.3%, nga viti 2022, ndërsa prodhimi i mjaltit është rritur me 4.5 % nga një vit më pare”, u shpreh Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Nga 1 maji ka hyrë në fuqi ligji i ri për bletarinë, në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian që ndihmon në krijimin e një produkti më të sigurt për konsumatorin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›