Mbështetja ndaj Ukrainës dhe anëtarësimi i Finlandës e Suedisë në NATO, Blinken bisedë me Stoltenberg

Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përpara Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s më 29-30 nëntor në Bukuresht, Rumani.
Blinken dhe Stoltenberg diskutuan prioritetet për takimin, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës dhe rritjen e qëndrueshmërisë.
Ata shprehën gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme për procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.
/rtsh.al/