E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeshtetja per ndertimin e hidrocentraleve nuk do ndalet

Mbështetja për ndërtimin e hidrocentraleve nuk do të ndalet tek heqja e TVSH-së për lëndët e para dhe makineritë. Kryeministri Berisha u premtoi përfaqësuesve të Konfindustrisë se një tjetër paketë lehtësuese do të përmirësojë klimën e biznesit.

Në fushën e energjisë këto kanë qenë vitet më të mira të historisë shqiptare sipas kryeministrit Berisha. Jane nënshkruar 363 kontrata per ndërtimin e hidrocentraleve, 53 prej te cilave kanë përfunduar.

Vendimi i marrë pak muaj më parë për heqjen e TVSH-së për makineritë, hekurin dhe çimenton vlerësohet ta ketë ulur koston e ndërtimit të hidrocentraleve me rreth 35%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›