E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Europian vendos per sanksione kunder Assad

Pas më shumë se 13 orësh negociatash në Bruksel ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në Bashkimin europian kanë rënë dakord për vendosjen e sanksioneve kundër presidentit sirian Bashar Al Asad. Por për temën tjetër atë të embargos së armëve nuk është arritur një marrëveshje.

Më shumë se një zgjidhje ku të gjitha palët kanë qenë dakord, bëhet fjalë për një kompromis real. I vetmi i mundshëm që mund të arrihej në Bruksek pas më shumë se 13 orë negociatash që janë karakterizuar nga tensione të forta për sanksionet ndaj regjimit sirian nga ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian.

Sanksionet ekonomike janë zgajtur edhe 12 muaj, ndërsa sanksionet për furnizimin me armë nuk janë rinovuar. Në 31 maj mbaron dhe afati për këto sanksione dhe cdo vend anëtar do të jetë autonom për të vendosur nëse do e vazhdojë ose jo.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga vendet që ka vlerësuar si optimist këtë hap. Por Londra ka nxituar të sqarojë se nuk ekziston asnjë plan i menjëhershëm. Edhe pse fakti që nuk do të jetë më i njëjti furnizim me armë ushtarake është një lajm shumë i mirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›