PDIU ne Fier prezanton kandidatet per deputet

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka prezantuar pasditen e sotme 16 kandidatët për deputet qarkut Fier. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se Qarku i Fierit është vendi që ka mirëpritur një pjesë shumë të madhe të shqiptarëve të Çamërisë gjatë dëbimit që iu bë nga bandat antishqiptare, sikurse edhe mijra shqiptarë të Kosovës gjatë periudhës së mbretërisë. Pjesa më e madhe e tyre u vendosën pikërisht në Fier dhe ishte popullsia e këtij qyteti që i mirëpriti në gjirin e saj.
Duke u ndalur tek programi i PDIU-së, Idrizi theksoi se patriotizimi nuk bie aspak ndesh me vlerat evropiane.
“Ne jemi prezantuar si parti patriotike, por përse duhet një parti e tillë? A është kjo në kundërshtim me vlerat evropiane? Jo të dashur miq, sepse ne propozojmë një vizion patriotik të vlefshëm për të tashmen dhe të ardhmen. Patriotizmi ynë është proaktiv që funksionon si ideal, si një mision, si një destinacion. Nëpërmjet tij ne duam të forcojmë unitetin brenda kombit tonë, zhvillimin e ekonomisë, zbatimin e ligjit, funksionimin e institucioneve shtetërore, përmirësimin e imazhit të vendit në nivel ndërkombëtar. Do të punojmë për forcimin e krenarisë dhe vetëdijes sonë kombëtare”, tha Idrizi.
Sipas tij, PDIU promovon vlerat në një linjë me integrimin evropian dhe unitetin kombëtar.
“Ky unitet vjen në harmoni të plotë me vlerat që promovojnë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu dhe Bashkimi Evropian. Ne promovojmë vlerat në një linjë me integrimin evropian, sepse ky patriotizëm është hapi i parë logjik në këtë proces, prandaj ne zotohemi që të punojmë që kombi ynë të jetë aq i bashkuar dhe i fortë, sa kufijtë administrativ të shndërrohen thjesht në një formalitet” deklaroi ai.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, zoti Shpëtim Idrizi renditi dhe arritet e forcës politike që ai drejton, gjatë katër viteve të shkuara duke nisur që nga kundërshtimin i Censusit e deri tek Rezoluta për Zgjidhjen e Çështjes Çame. Në fund të fjalës së tij, zoti Idrizi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që më datë 23 qershor të votojnë për PDIU-n, të votojnë numrin 50 për veten e tyre dhe për Shqipërinë.