Turqia është gati, për mbështetje

Një episod i keq në Aeroportin e Prishtinës për delegacionin e Kosovës, për shkak të kontrollit që i ka bërë policia e EULEX’it, është kthyer në disponim pozitiv për Kryeministrin Hashim Thaçi të enjten në Ankara.
Për këtë është kujdesur vetë Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka pritur ngrohtë mysafirët nga Kosova.
Erdogan, përveç mikpritjes, ka premtuar ndihmë konkrete për Kosovën, duke thënë se vendi tij do ta ndihmojë Republikën e Kosovës, sidomos për të shtuar numrin e njohjeve. Madje, ai premtimin e tij e ka kthyer menjëherë në vepër, duke i aranzhuar Kryeministrit Thaçi takime me zyrtarë të Greqisë dhe Sirisë, dy vende këto që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Në një konferencë për media, Erdogan ka shpalosur detaje edhe për disa telefonata që u ka bërë zyrtarëve të Azerbajxhanit, Katarit, Libisë, Sirisë dhe shtetit grek, me të cilin Turqia kohëve të fundit ka përmirësuar marrëdhëniet.
“Mikun tim - Thaçin, Siria dhe Greqia e kanë ftuar të diskutojnë për çështjen e njohjes. Besojmë se do të ketë rezultate pozitive”, ka thënë Recep Tayyip Erdogan, transmeton agjencia turke e lajmeve “CIHAN”.
Më pas ai ka rikujtuar njohjen që Turqia i ka bërë Kosovës gati menjëherë pas shpalljes së pavarësisë si dhe ka theksuar se vendi i tij është duke lobuar gjithkund për njohjen e saj.
“Në të gjitha platformat ndërkombëtare jemi duke e përkrahur Kosovën, që ky numër të rritet” ka thënë ai.
Erdogan ka bërë disa deklarata edhe për miqësinë mes dy vendeve.
“Kosova për Turqinë është një vend kyç dhe me pozitë strategjike, ndërsa marrëdhëniet tona kanë lidhje historike, ndajmë vlera të përbashkëta dhe jemi vende mike dhe vëllazërore”, ka theksuar Erdogan.
“Pikëllimi i Kosovës është pikëllimi ynë, gëzimi i Kosovës është gëzimi ynë... Dëshirojmë që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e institucioneve euroatlantike”, ka shtuar ai.
Kreu i Qeverisë turke, ndërkaq, ka njoftuar se në një të ardhme të afërt pritet ta vizitojë Kosovën.
Kryeministri Thaçi ka falënderuar Erdoganin për angazhimet personale dhe të shtetit turk për njohjen e mëtejme të pavarësisë. Edhe Thaçi ka rikujtuar se Turqia ka qenë njëra nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Po ashtu ka përmendur edhe miqësinë që Kosova ka me turqit.
“Jemi dy vende mike që kemi religjion të përbashkët”, ka thënë kreu i ekzekutivit kosovar, duke shtuar se me Turqinë do të vazhdojë bashkëpunimi i mirë shtetëror në fushën e ekonomisë, kulturës dhe të mbrojtjes.
Thaçi është shprehur krenar që, sipas tij, Kosova ka krijuar një ambient të favorshëm për tërheqjen e investitorëve të huaj. Ai ka ftuar me këtë rast kompanitë turke që të vazhdojnë të investojnë në Kosovë, të cilën e ka quajtur “vend të mundësive të reja”.
Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshje tashmë në disa fusha, ndërsa të njëjtën e ka bërë të enjten edhe Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i cili ndodhet në Turqi në kuadër të delegacionit të lartë të Kosovës.
Limaj ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij turk, Binali Jildirim, e cila ka të bëjë në fushën e transportit rrugor dhe mallrave. Ky memorandum i mirëkuptimit i krijon Kosovës lehtësira për lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave dhe i eliminon barrierat në fushën e transportit. Përmes kësaj marrëveshjeje hapet përfundimisht tregu i transportit dhe operatorëve kosovarë u krijohen mundësi të qasjes në këtë treg, gjë që do të rezultojë edhe me hapjen e korridoreve të reja në transportin ndërkombëtar. Gjatë këtij takimi, Limaj ka kërkuar nga homologu turk përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtar, me ç’rast Ministri Jildirim u zotua për përkrahje të plotë dhe lobim në të gjitha organizatat.