Avantazhet ekonomike pas marrjes se statusit
Statusi i vendit kandidat, veçse është një titull i rëndësishëm në planin politik për një shtet, lidhet direkt me zhvillimin ekonomik të tij. Sipas ekspertëve të fushës, vlerësime të tilla që e çojnë Shqipërinë një hap pranë Bashkimit Europian, rrit potencialin e Shqipërisë për të përfituar nga fondet që jep ky organizëm. Fondet, të cilat në të ardhmen mund të trefishohen krahasuar me periudhën aktuale.
Po ashtu, një tjetër përfitim që pritet të vijë statusi i vendit kandidat është pikërisht rritja e interesit së investitorëve të huaj, të cilët do të shtojnë besimin tek integriteti i vendit.
Në konkluzionin e progres-raportit, thuhet se stabiliteti makroekonomik është ruajtur dhe se Shqipëria është goditur më pak nga presionet e ekonomisë së jashtme.