E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane-Beograd Marreveshja per ripranimin e personave

Paktet me fqinjet

Shqiperia dhe Serbia kane firmosur se fundmi dhe Marreveshjen e ripranimit te personave me qendrim te paautorizuar dhe protokollit te saj te zbatimit. Republika e Serbise do te ripranoje sipas aplikimit nga Republika e Shqiperise dhe pa formalitete te tjera te ndryshme nga ato te parashikuara ne kete marreveshje cdo person i cili nuk permbush ose nuk permbush me tej kushtet ne fuqi per te hyre qendruar ose banuar ne territorin e Republikes se Shqiperise me kusht qe te provohet ose te supozohet vlefshmerisht ne baze te deshmive prima facie te paraqitura se ky person eshte shtetas i Republikes se Serbise. Republika e Serbise do te ripranoje gjithashtu persona te cileve u eshte hequr shtetesia e Republikes se Serbise qe prej hyrjes ne territorin e Republikes se Shqiperise nese ketyre personave te pakten nuk u eshte premtuar natyralizimi nga Republika e Shqiperise thuhet ne marreveshje. Pasi Republika e Serbise i ka dhene nje pergjigje pozitive kerkeses se ripranimit misioni diplomatik kompetent ose Zyra Konsullore e Republikes se Serbise duhet menjehere dhe jo me vone se tri dite pune te leshoje dokumentin e udhetimit te nevojshem per kthimin e personit qe do te ripranohet me afat vlefshmerie prej gjashte muajsh thuhet ne nenin 1 te paktit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›