"Mbetem zyrave te shtetit per dokumente"
Niko Petro eshte emigrant ne Selanik te Greqise, ndersa tregon per ankesat qe ka. "Kur vijme me automjetet tona, ne rruge na ndalon policia. Kur shkojme ne zyra, qendrojme me ore te tera pas dyerve, derisa te sigurojme nje dokument. Po me shume mbetemi pa i nxjerre. Kthehemi ne vendet e punes dhe na duhet te mundojme prinderit tane te na nxjerrin dokumetet. Mendoj se jane mundesite qe perfaqesite tona ne Greqi apo Itali te na sherbejne dhe sigurojne keto dokumente. Te mos vijme per dhjete dite e te mbetemi pas dyerve te zyrave", thote ai.
"Mungojne adresat, jemi pa identitet"
Mitat Idrizi eshte emigrant ne SHBA dhe sapo eshte kthyer nga vendi i larget. "Here pas here kerkojme nga vendet tona te emigracionit te na vijne pajisje apo pako me mallra te ndryshme. Per cudi, nje sherbim i tille eshte i pamundur te realizohet. Une kam me vete nje automjet. Pjeset e saj nuk gjenden ketu. Kam kerkuar te vijne me poste, por me kot. Jam detyruar te shkoj deri ne Maqedoni. Jemi dhe pa adresa. Nuk mund te te gjej askush. Per te ardhur tek pallati im, te duhet te lesh disa adresa qe jane qesharake", shprehet Mitati.
"Sherbimi ne port i mire, problem dokumentet"
Landi Qurku eshte nje tjeter emigrant ne SHBA, ndersa thote se i mban lidhjet me vendin e tij edhe pse larg. "Hyrja ne Sarande dhe sherbimi ne portin detar eshte korrekt. Ndihesh qytetar. Po kur vjen ne shtepi fillojne hallet. Keshtu per nje vule te nje trualli te duhet te shkosh deri ne Vlore. Dhe ditet e pushimeve ne vend te qendrosh prane te afermve, te duhet t'i harxhosh per te firmosur dhe vulosur dokumente. Askush nuk ka kohe te mbaroje punet tona. Ai qe duhet te kemi ne krah eshte shteti. Duam qe te vijme te investojme, por te gjejme ate klime qe duhet", thote ai.
"Ka shume radhe, te investohet per doganat "
Andrea Cavo eshte emigrant prej 20 vitesh ne Greqi. Ai thote se kthimi eshte jo i lehte. "Kthimi na krijon probleme dhe kemi veshtiresi te medha pas portave te pikes se kalimit. Une mendoj se ne portin detar te Sarandes duhet te krijohen mundesite qe ne te largohemi nga qyteti permes detit, me qellim qe te pakesohen radhet ne Kakavije. Po keshtu duhet te permiresohet rruga nga Qafe Bota, pasi te duhet nje mjet per cdo udhetim ne atdhe, se ndryshe nuk mund te arrish ne destinacion. Ndaj mendoj se shteti dhe organet kompetente te bejne c'eshte e mundur", shprehet Andrea.
"Kerkojme klime per te ngritur biznes"
Arben Beda thote se eshte emigrant ne Greqi dhe eshte kthyer prej disa javesh. "Kam filluar nga puna ne Tirane dhe pres te investoj ne Shqiperi se bashku me miqte e mi. Mendoj se rregulli dhe korrektesa duhet te jene ne plan te pare per ne, qe pas shume viteve vijme ne atdhe me nje qellim, ate te krijimit te nje biznesi. Persa i perket trajtimit te halleve te emigranteve dhe zgjidhjes se shqetesimeve te tyre, eshte detyre e shtetit qe te gjendet tere kohes prane njerezve te tij qe vijne ne atdhe me mall dhe shume shprese. Te shmangen radhet e gjata ne kufi", thote ai.
"Te shmangen radhet e gjata ne kufi"
Renato Shehu eshte kthyer prej dy javesh nga Greqia. "Me vinte keq qe femijet e mi nuk ishin njohur me qytetin e prinderve. Ndaj erdha me ta, por nuk di se si do jete kthimi. Do zoti qe te mos gdhihemi ne Kakavije. Se eshte detyrim qe te kthehemi ne kohe. Ndryshe mbetemi pas deres se pronarit. Nuk na krijohen mundesite te rifillojme pune. Kapitalistet te duan te jesh korrekt. Ndryshe mbetesh i pa pune. Ja kete fat nuk duam ta kemi. Qe te mos perseriten radhet e gjata, shteti duhet te nderhyje edhe tek shteti fqinj", perfundon Renato.
"Sherbimi te jete i kontrolluar, cmimet te larta"
Artan Kapaj eshte emigrant ne Skoci dhe thote se ka mberritur me shpejt nga ishulli Britanik ne Sarande se nga Saranda ne Bregdet. "Ketu sherbimi taksi eshte paksa i kripur. Mungojne taksimatesit. Do te deshiroja qe te trajtohem njerezisht nga te gjithe ata qe kane mundesi sherbimi. Dhe kjo nuk duhet lene ne dore te individeve, por te jete ligji dhe rregulli qe te funksionoje gjithcka mire. Nuk duhet te shihemi si preh apo si njerez nga te cilet mund te perfitohet. Cdo sherbim duhet te jete i kontrolluar. Dhe kete e rregullon shteti", shprehet Artani.