E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet nje thike burgun 313-ta, perdorej per mbrojtje

Tirane - Nje metal i kthyer ne thike eshte gjetur dje ne ambientet e burgut 313. Ajo eshte gjetur ne qeline e te paraburgosurit Fatjon Lika, te cilen e mbante te fshehur ne qeline e tij. Ndryshe nga kontrollet e ushtruara ne qelite e te paraburgosurve ne te cilen ju jane gjetur ne menyre te paligjshme telefona celulare apo vetem karta telefonike, nga kontrolli i fundit i ushtruar ne "Burgun 313 Jodan Misja", dy dite me pare eshte gjetur nje arme e ftohte. Sipas burimeve ajo ishte nje thike dhe eshte gjetur ne nje nga qelite e ketij burgu, ne sektori A. Mesohet se punonjesit e policise te ketij burgu kane hyre per te kryer nje kontroll rutin te radhes neper qelite e sektorit A, kur kane pare se i paraburgosuri Fatjon Lika mbante thike ne qeline e tij. Sipas burimeve pronari i saj e kishte shnderruar ne te tille nga gjendja e saj fillestare. I paraburgosuri pasi kishte arritur te siguronte nje metal, i kishte dhene kesaj te fundit formen e nje thike. Thika mesohet se ishte rreth 5 centimetra e gjate dhe e pa mprehur shume. Nga ana tjeter burimet kane shtuar se i paraburgosuri e kishte fshehur thiken ne fund te krevatit te tij, ndersa dyshohet se e mbante per mbrojtje. Burimet kane shtuar se i paraburgosuri do te merret ne pyetje nga punonjesit e burgut ne lidhje me mjetin e ftohte qe i eshte gjetur ne qeline e tij. Ndersa mesohet se ai e ka pranuar qe ishte e thika ishte e tija. Sipas burimeve nga burgu, i paraburgosuri Fatjon Lika, ndodhet i paraburgosur ne kete burg pasi akuzohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale te "vjedhjes". Ndersa mesohet se ky i fundit nuk ka qene problematik gjate kohes qe eshte transferuar ne kete burg. Pas gjetjes se armes se ftohte punonjesit e policise ne kete burg kane kryer kontrolle edhe ne te gjitha qelite e tjera, ndersa nuk kane gjetur asnje telefon celular apo mjet tjeter. Burimet kane shtuar se kontrollet ne kete burg jane kryer gjithmone, ndaj te paraburgosurve, duke eleminuar ne kete menyre futjen apo krijimin e mjeteve te lejueshme me ligj. Qe nga koha e nisjes se kontrolleve ne nentor te vitit 2005 e deri kur ato u nderprene, dy vjet me vone, neper qelite e te burgosurve u kapen rreth 800 celulare, dhjetera thika te sajuara ne menyre artizanale me sendet e qelise, si dhe mjaft sende te ndaluara dhe lende narkotike. Kete vit ky ishte rasti i pare ne qe burgun 313 jordan misja te gjendej nje arme e ftohte, ndersa jane kapur neper qeli te ndryshme telefona celulare keto edhe ne sektoret ky qendrojne vipat.

Nuk gjendet asnje celular

Ndryshe nga kontrollet qe jane kryer ne kete burg ne te cilen efektivat e policise se burgjeve kane arritur te zbulojne neper skutat e krijuara nga te burgosurit telefona celulare apo karta telefonike, dy dite me pare nuk eshte kapur asnje i tille. Ndersa nga fillimi i viti e deri me sot jane kapur rreth 10 te tilla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›