"Nuk jam shperndares po perdorues"
Tirane - Jam perdorues droge dhe jo shperndares. Keshtu eshte shprehur dje perpara Gjykates se Tiranes 25 vjecari Indrit Gjolla mbi sasine prej 1.7 gram lende narkotike te llojit hashash e cila i eshte gjetur diten e arrestimit. Ndersa i ka kerkuar gjykates caktimin e nje mase sigurie te bute. Nderkohe qe prokurori i ka kerkuar gjykates lenie e tij ne burg, mase sigurie e cila eshte caktuar me pas edhe nga vete gjykata. Sipas prokurorise 25 vjecari ra ne pranga dy dite me pare ne rrugen "Aleksander Moisiu", ku pas nje kontrolli te ushtruar i eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 1.7 gram, bime e dyshuar lende narkotike e llojit kanabis sattiva.