E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeten ne burg Prendi dhe Prenga Avokati Ndikoi presioni politik

Arrestimi i Ndreut u krye ne rrugen Muhamet Gjollesha aty rreth ores 2030 minuta vetem pak minuta pasi kishte lene dyert e paraburgimit


TIRAN- Me kerkese te organit te akuzes Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet vendosi vleftesimin e ligjshem te arrestit ndaj shtetasve Jetmir Prenga dhe Gjin Ndreu duke caktuar njekohesisht ndaj tyre masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve.


Ka qene gjyqtari Ardian Kalia i cili me kerkese te prokurorit te gatshem pranoi kerkesen e organit te akuzes per ta izoluar ne qeli shtetasit Prenga dhe Ndreu pasi sipas vendimit paraqesin rrezikshmeri shoqerore dhe kane konsumuar veprat penale te shkaterrimit te prones goditjes per shkak te detyres te efektiveve te policise dhe kundershtim te forcave te rendit.


Per te arrestuarin Ndreu prokurori kerkoi izolimin e tij ne qeli pasi paraqet rrezikshmeri shoqerore per vete faktin se me te dale nga paraburgimit Jordan Misja ku ishte i izoluar per akuzen e armembajtjes pa leje dhe akuzave te sipercituar ai ka qelluar efektivet e patrulles ne rrugen Muhamet Gjollesha ne Tirane.


Per kete veprim eshte kryer edhe arrestimi i tij vetem pak ore pasi Gjykata e Shkalles se Pare e kishte lene me masen e sigurise detyrim per paraqitjeje.


Avokati i te dyshuarit kerkoi qe klienti i tij te lirohet per shkak se policia ishte ndikuar nga klima politike pas demonstrates se 21 janarit per te kryer serish arrestimin e tij. Ne lidhje me akuzen e re te goditjes per shkak te detyres te policise avokati Ndreu akuzoi efektivet e policise per sajese te ngjarjes.


Kerkojme ballafaqimin e klientit tim me efektivet e policise te cilet e kane akuzuar per goditje. Kjo nuk eshte aspak e vertete.


Policia ka sajuar arrestimin e dyte vetem per faktin e ndikimit te tyre nga pamjet e servirura nga demonstrata ku klienti im akuzohet per armembajtje pa leje. Akuze kjo qe nuk ju provua dot- tha avokati para gjyqtarit Kalia. Po te njejtin pretendim ka mbajtur edhe avokati i te akuzuarit Jetmir Prenga i cili ka kerkuar lirimin e klientit te tij per arsye te moshes se re.


Gjin Ndreu dhe Jetmir Prenga u arrestuan mbremjen e te se henes nga policia. Arrestimi i Ndreut u krye ne rrugen Muhamet Gjollesha aty rreth ores 2030 minuta vetem pak minuta pasi kishte lene dyert e paraburgimit Jordan Misja me vendim gjykate pasi ishte arrestuar nje dite pas protestes per akuzen e armembajtjes pa leje dhe veprimeve te dhunshme ndaj efektiveve te policise gjate demonstrates se 21 janarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›