Fyle Vrasja e njerezve ju largon nga BE-ja

Komisioneri i BE leter Berishes Puno per te zgjidhur krizen. Njerezit u vrane jashte dyerve te kryeministrise
Situata e tensionuar ne Shqiperi eshte bere dje objekt debati edhe ne Parlamentin Europian. Eurodeputeti socialdemokrat rumun Viktor Bostinaru ka pyetur dje komisionerin Stefan Fyle mbi situaten aktuale ne vend dhe se cfare duhej bere per te shmangur nje situate edhe me shperthyese.
Fillimisht Stefan Fyle eshte pergjigjur duke dhene nje keshille per lideret politike ne vend. Une shpresoj qe udheheqesit e te dy kraheve do te kuptonin pasojat nese ata do te vazhdojne te sillen rreth kesaj orbite. Ata duhet ta kishin kuptuar se ajo qe po ndodh tani shkon ne te vertete ne kurriz te Shqiperise dhe ne kurriz te interesave te shqiptareve - tha Fyle.
Ai shpjegoi se disa dite para demonstrates i kishte derguar nje leter qeverise shqiptare per reformat ngercin politik dhe pergatitjet per zgjedhjet lokale. Madje Fyle tha se kete leter do ta ofronte ai vete ne ndihme te nje pale negociatash si ato qe u zhvilluan vjet tek hotel Krokodili ne Strasburg.
Fyle vuri theksin se njerezit u vrane jashte dyerve te kryeministrise pra ne nje territor ku garda nuk kishte te drejte qe te nderhynte.
Ne patem nisur nje leter disa dite para kesaj demonstrate ku per fat te keq njerezit u vrane jashte dyerve. Kete leter ia drejtuam qeverise dhe aty ngrinim ceshtjet qe qendrojne qe prej raportit te fundit te progresit mbi zgjerimin duke theksuar se duhen bere te gjitha perpjekjet per adresimin e sfidave perpara zgjedhjeve lokale te majit nje pale tjeter zgjedhjesh keto qe po afrohen.
Dhe pika e trete ishte ritheksimi se pa zgjidhje reale te ngercit politik do te ishte shume e veshtire qe te arrihej ndonje fare progresi per sa i takon perspektives europiane. Por cfare eshte me e rende akoma eshte se e gjithe kjo po sjell pasoja per jeten e njerezve ne Shqiperi - pohoi Fyle.
E madje une shkova dhe pertej linjes sime tradicionale kur ne leter iu referova darkes se famshme te Krokodili vitin e kaluar dhe theksova se ne jemi ne kontakt me te dy lideret e shquar te familjeve kryesore politike ne Parlamentin Europian dhe ofrojme gatishmerine tone te vazhdueshme per te ndihmuar ne rast se te dy lideret shqiptare do te deshironin serish angazhimin tone e nese ata vete nuk do te ishin te afte te kapercenin pjesen e fundit te rruges ne kerkimin e nje zgjidhjeje politike - theksoi ai.
Fyle i dha kompetence te plote Lajcak qe te negocioje me palen shqiptare dhe nga ana tjeter i kerkoi qeverise qe te mos harroje planin me 12 pika ose ne rast te kunder te harroje integrimin.