E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Pashkëve, policia përgatitet për fluks në kufi

Afrimi i festës së Pashkëve pritet të sjellë një
numër të madh emigrantësh, që dëshirojnë
të kalojnë këto ditë feste në atdhe. Ndërkohë,
miratimi i qarkores nga ana e palës greke, që
i pajis shqiptarët të cilët punojnë dhe jetojnë
në shtetin helen me leje kalimi dhe qëndrimi
3-mujore, pritet të
shtojë fl uksin e emigrantëve.
Deri në muajin
prill pritet të ketë
një shpërndarje të
lehtë të emigrantëve
ditorë që vijnë nga
vendkalimi kufitar i
Kapshticës, ndërkohë
që mesi i muajit prill
pritet të ketë fl uksin
më të madh. Sipas
të dhënave, nga pika
e kalimit kufitar të
Kapshticës, nisur dhe
nga eksperiencat e
viteve të kaluara, në
ditët e fundit para festës, numri i emigrantëve
që do të kalojnë këtë pikë kufi tare pritet të arrijë
deri në 7000 persona. Të paktën 50 mijë emigrantë
pritet të mbërrijnë për këtë festë fetare
vetëm nga pika e kalimit kufi tar të Kapshticës.
Ndërkohë, po hartohet plani i masave që do
të merren për lehtësimin e kalimit dhe shmangien
e kalvareve të gjata të pritjeve. Nga ana
e policisë konfi rmohet se do të procedohet si
gjatë festave të fundvitit. Mendohet që numri i
sporteleve në dispozicion të shtetasve të jetë
shtatë, kjo në varësi të personave që regjistrohen
në kufi dhe ditëve me ngarkesë lëvizjesh
ndërkufi tare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›