Mbetet ne burg Gazmend Sallaku

Pasi i përfundoi afati i 30 ditëve burg, gjykata e le edhe 20 ditë të tjera në qeli ish-drejtorin e stadiumit kombëtar Gazmend Sallakun, nën akuzë për rryshfet.
Duke qene se prokuroria nuk kishte verifikuar pretendimet e mbrojtjes per gjendjen shendetesore jo te mire te klientit te tij gjykata kerkoi qe gjate kesaj kohe te perfundohet kjo ekspertize mjekesore. Gjithashtu u kerkua gjate seances qe te kryhej nje saktesim pasi ne baze te kallzimit thuhej se Sallaku kishte marre 150 mije leke ne shkembim te nje favori, por qe policia gjate aksionit gjeti vetem 120 mije leke dhe shume tjeter nuk shpjegohet se pse mungon.
Sipas prokurorise nga pergjimet ambjentale dhe telefonike rezulton se Sallaku i ka kerkuar nje qytetari shumen e 150 mije lekeve te reja ne menyre qe ai te vazhdonte te mbante me qera nje ambjent prej 80 metra katror ne Pallatin e Sportit 'Asllan Rusi'. Prokurori tha se dorezimi i lekeve eshte bere ne zyren e te akuzuarit dhe se ne castet ku agjentet kane bujtur per te kryer arrestimin Gazmend Sallaku i ka fshehur leket ne nje vazo lulesh.
Në seancën e kaluar avokati mbrojtes Ardian Visha ka bërë nje profil te klientit qe mbron duke shtuar se Gazmend Sallaku nuk ka precedente te meparshem dhe se ka dhene kontribut per Partine Demokratike si dhe se eshte besimtar, pasi diten qe u prangos ai ishte me agjerim.
Në burg për rryshfetin për qiratë
Kontratat e qirave për ambientet sportive kanë çuar në qeli drejtorin e Shoqërisë Anonime të Qendrës Sportive në Tiranë, Gazmend Sallaku. I emëruar në këtë post që prej janarit të vitit 2010, ai është arrestuar në korrik për korrupsion pasiv, pasi ka marrë 150 mijë lekë shpërblim nga një subjekt privat, i cili kishte kërkuar një ambient me qira te pallati i sportit “Asllan Rusi”.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri të ditur se nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore të Prokurorisë së Tiranës, pas një hetimi të kryer me metoda speciale, u finalizua operacioni policor i koduar “Taksa e qirasë”. Gjatë këtij operacioni u vendos arrestimi në flagrancë i Gazmend Ahmet Sallakut, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë drejtor i Shoqërisë Anonime i Qendrës Sportive, pranë Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” .
“Arrestimi tij u bë, pasi i ka kërkuar dhe i ka marrë një tjetër shtetasi si ryshfet shumën prej 150 mijë lekësh të reja, në këmbim të dhënies me qira të një ambienti me sipërfaqe prej 80 m2, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, deklaroi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave të mësipërme, si dhe kontrata e qirasë provizore e datës 15 gusht 2011 me një afat njëvjeçar.
Sipas hetimeve, vëzhgimi ndaj drejtorit të stadiumit ka filluar disa muaj më parë, pasi ishte marrë informacion se ai kërkonte para për të lidhur kontrata qiraje pranë ambienteve sportive, që mbulon shoqëria e drejtuar prej tij. Të njëjtin veprim, ai ka kryer edhe kundrejt investitorit të fundit, i cili kërkonte një ambient për palestër te pallati i sportit, që ndodhet te Rruga e Durrësit, pranë “Zogut të Zi”. Qiramarrësi dhe drejtori i qendrës sportive janë takuar dhe kanë përgatitur kontratën provizore, për të cilën Sallaku mendohet se ka marrë ryshfet. Menjëherë, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bllokuar paratë dhe kontratën. Por, në të vërtetë Sallaku nuk e ka pranuar këtë akuzë, duke deklaruar se nuk kishte marrë ryshfet. Megjithatë, policia shpjegon se ka prova të forta për korrupsionin e kryer prej tij. Sipas të dhënave hetimore, ka dyshime të forta se të njëjtat veprime korruptive, ai ka kryer edhe me ambientet e tjera sportive, sidomos pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Për këtë, grupi hetimor ka regjistrime dhe filmime, por ende po punohet nëse do i bashkëngjiten dosjes, apo do kryhen verifikime të tjera.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Grabitësit e kazinosë, jepet masa e arrestit
Grupi i të rinjve të akuzuar për disa grabitje në kryeqytet doli para gjykatës për t'u njohur me akuzat ndaj tyre,sikurse pretendon Prokuroria, pa kaluar shume dite nga aksioni i njesisë operacionale policore që u mbyll me gjashtë të arrestuar dhe ku dy prej të dyshuarve së bashku me një oficer civil të policisë mbetën të plagosur. Londër, dënohet vrasësi shqiptar
Vrasjet e kryera nga shqiptari me origjinë nga Kosova, Hajdar Kasumaj kanë ndodhur në datën 8 dhe 9 korrik të vitit te kaluar, kur biznesmeni Nezir Golaj, u vra afër rrugës Hendon Ëay në veri-perëndim të Londrës. Korcë, dhunohet në banesë 22-vjecarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korcës, ku një vjazë 22-vjecare është dhunuar brenda banesës së saj. Vlorë, protestë kundër krimit
Qytetarët e Vlorës janë mbledhur në një tubim paqësor për të dënuar njëzëri vrasjen mafioze të gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Malësi e Madhe, arrestohen autorët e vrasjes
Në minutat e para të së premtes, policia e Shkodrës arrestoi dy persona, 21-vjecarin Fatos Qerim Lushaj dhe Myslim Dyl Velaj, 50 vjec banues te fshatit Qafe Grude te komunes Shkrel në Maqesinë e Madhe si të akuzuarit kryesore për vrasjen e shtetasit Sueljman Zog Velaj 77 vjec nga i njejti fshat.
Lajmet kryesore
Rexhepi: Serbët po ngrenë murin e Berlinit
Mitrovicë, incidente në pjesën veriore
Vendimi i Kushtetueses, festime të emigrantëve në Greqi
KE, kontroll edhe në kufi
Javës tjetër ulje temperaturash me 10 gradë
Korcë, dhunohet në banesë 22-vjecarja