Meksike vritet familja e policit

Persona të armatosur në veri të Meksikës kanë ekzekutuar tre të afërm të një oficeri policie, që u arrestua lidhur me zjarrvënien e qëllimshme në një kazino muajin e kaluar.
Babai i oficerit, njerka dhe vëllai i tij janë vrarë në shtëpinë e tyre në qytetin e Monterreit. Policia dyshon se ekzekutimi ishte një akt hakmarrjeje nga karteli i drogës Los Zetas, pasi oficeri përmendi emrat e disa anëtarëve të bandës, të përfshirë në vënien e zjarrit.
Flakët flakët në kazino vranë 52 persona dhe shkaktuan reagime në mbarë Meksikën. Oficeri i policisë Miguel Angel Barraza është një nga gjashtë të ndaluarit për sulmin e 25 gushtit ndaj “Casino Royale” në Monterrei.
Pesë personat e tjerë janë anëtarë të bandës, që mendohet se i vunë flakën objektit pasi pronarët e tij refuzonin të paguanin taksën e mbrojtjes. Vrasja e familjarëve të policit vjen pas 15 vrasjeve të kryera ditët e fundit në Monterrei dhe rrethinat e tij.
Qyteti, pjesë e shtetit Nuevo Leon, ka parë një rritje të gjakderdhjes për shkak të luftës mes Los Zetas dhe kartelit të Gjirit për kontrollin e rrugëve të transportit të drogës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Rexhepi: Serbët po ngrenë murin e Berlinit
Mitrovicë, incidente në pjesën veriore
Vendimi i Kushtetueses, festime të emigrantëve në Greqi
KE, kontroll edhe në kufi
Javës tjetër ulje temperaturash me 10 gradë
Korcë, dhunohet në banesë 22-vjecarja