E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teherani Perendimi regjim kriminal


Regjimi iranian ka sulmuar ashpër Perëndimin. “Mos i besoni kurrë SHBA-ve, NATO-s dhe regjimeve kriminale si Britania e Madhe, Franca dhe Italia, sepse Perëndimi komploton për të sabotuar rezultatet e rizgjimit islamik, që i dha jetë revolucioneve dhe revoltave në veri të Afrikës dhe Lindjen e Mesme”.

Deklarata është bërë nga udhëheqësi suprem i Republikës Islamike, Ajatollahu Ali Khamenei, në hapje të konferencës së parë mbi Rizgjimin e Islamit në Teheran.

“Protagonistët e pranverave arabe duhet t’u përmbahen parimeve të fesë islamike, pa lejuar imponimin e modeleve të huaja”, ka thënë Khamenei.

Duke folur përpara 500 ekspertëve të studimeve islamike të mbërritur nga 80 vende, Khamenei ka theksuar se, “armiku mund të përpiqet të imponojë kushtetuta që mund të shkaktojnë vartësi ekonomike nga vetë Perëndimi, duke fituar kështu kontroll”.

“Besoni tek Zoti dhe do të korrni fitoren. Shkruani parimet e Kuranit në urdhëresat e reja”, u është drejtuar udhëheqësi të pranishëmve.

Khamenei, fjalimi i të cilit është dëgjuar edhe nga presidenti Mahmoud Ahmadinejad, ka shtuar se, nëse SHBA dhe NATO nuk do të kishin ndërhyrë në Libi, populli libian do ta kishte gjetur vetë zgjidhjen.

“Lëvizja popullore kundër regjimit të Gaddafi-t në Libi mund ta kishte arritur më vonë objektivin e saj, por pa humbje në radhët e civilëve të shkaktuara nga ndërhyrja e NATO-s”, ka thënë ai.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Rexhepi: Serbët po ngrenë murin e Berlinit
Mitrovicë, incidente në pjesën veriore
Vendimi i Kushtetueses, festime të emigrantëve në Greqi
KE, kontroll edhe në kufi
Javës tjetër ulje temperaturash me 10 gradë
Korcë, dhunohet në banesë 22-vjecarja

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›