Mbetet ne fuqi vendimi per sekuestron e pronave

Pronat dhe pasuritë e tre të ekzekutuarve në mënyrë mafioze, Elton Deliu, nënës së tij Flutura dhe shokut tashmë të ekzekutuar Admirim Sako do të vazhdojnë të mbesin të bllokuara. Gjykata e Apelit në Tiranë, refuzoi të lirojë nga sekuestrimi pronat dhe llogarit bankare të të 3 personave te vrare dhe ish bashkëjetueses se Elton deliut.
Admirim Sako pak ditë para se të vritej në prit me tre plumba në kokë dhe trup, angazhoj një avokat mbrojtës, për të ankimuar vendimin e sekuestrimit të pronave dhe pasurive të tija dhe shokut të ndjerë Elton Deliu. Por, pavarësisht ankimit, Gjykata e Apelit nuk pranoj t’i liroj nga bllokimi 56 pronat e ndryshme me një sipërfaqe prej rreth 50 hektar, 26 llogarive bankare me vlerë mbi 1 milion euro dhe 5 automjete të ndryshme.
Të gjithë këto prona, sipas vendimit që ABC News e disponon, ndodhen të regjistruara në emrin e të ndjerit Elton Deliu dhe nënës së tij Flutura Deliu, të vrarë në banesën e tyre më 27 dhjetor 2008. Një pjesë tjetër e këtyre pronave janë të regjistruara në emër të ish-bashkëjetueses së Deliut, dhe shokut të këtij të fundit, Admirim Sakos.
Sipas këtij vendimi, këto prona të patundshme, llogari bankare dhe automjete, dyshohet se janë siguruar nga parat trafikut të drogës dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme të ngritura që pas vitit 1991 nga i ndjeri Elton Deliu.