Tiranë, plagosje me armë zjarripranë Kompleksit "Grand"
TIRANE – Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të mërkurës një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë të tipit pistoletë nga një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Kristaq Capo” pranë Kompleksit “Grand”.
Si pasojë e të shtënave, Ervin Gjini 32 vjeç nga Laçi u plagos në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ervin Gjini ëshë konfrontuar në rrugë me shoferin e një mjeti tip Audi pas grindjes ky i fundit e ka qëlluar në këmbë me pistoletë.
* Foto nga vendi i ngjarjes
Policia ka ngritur postblloqe për të mundësuar kapjen e autorit, ndërsa janë shoqëruar në komisariat rojet e parkimit (ku edhe ndodhi ngjarja) dhe dëshmitarë të mundshëm të ngjarjes.
Jo më larg se pasditen e 4 shkurtit, një 30-vjeçari nga Durrësi i zunë pritë disa persona ku si pasojë e të shtënave me armë mbeti i plagosur Denis Shtrezi.
Redaksia Online