Tiranë, plagosje me armëzjarri afër tregut elektrik
TIRANE – Duket se orët e vona në kryeqytet janë kthyer në pistën e duhur të krimit. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të mërkurës një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë nga person/a (nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një autor apo disa). Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, pranë Tregut Elektrik.
Si pasojë e të shtënave, Elis Gjini 30 vjeç nga Laçi u plagos në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e mbërritur në vendngjarje deklaron se të riun i është zënë pritë, teksa zbriste nga makina pranë shkollës “Mihal Grameno”.
Policia ka ngritur postblloqe për të mundësuar kapjen e autorit/ëve, ndërsa janë shoqëruar në komisariat rojet e parkimit (ku edhe ndodhi ngjarja) dhe dëshmitarë të mundshëm të ngjarjes.
Jo më larg se pasditen e 4 shkurtit, një 30-vjeçari nga Durrësi i zunë pritë disa persona ku si pasojë e të shtënave me armë mbeti i plagosur Denis Shtrezi.
Redaksia Online