E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Topi e Rama celulë antieuropiane, kreu i PS: Po, nëse Jozefina është Monroe

Topalli e Osvald

Rama: Nëse unë jam antieuropian, Topalli është Marelyn Monroe

Maxhoranca përshkallëzon sulmin ndaj kreut të shtetit, Bamir Topi. E pyetur nga gazetarët nëse Presidenti Topi dhe kryesocialisti Rama kanë të bëjnë me celulën antieuropiane, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka pohuar duke thënë po. Ajo shfrytëzoi takimin me homologun e saj gjerman ku deklaroi se Presidenti Topi ka bashkëpunuar gjatë këtyre viteve me liderin socialist, Edi Rama. Natyrisht, e kam lexuar raportin dhe në mënyrë shumë të veçantë për çështjet e Drejtësisë, Gjyqësorin dhe për korrupsionin e madh që ka aty brenda.  Përsa i takon arsyes për të cilën nuk është marrë statusi i vendit kandidat, bojkoti dhe bllokimi. Unë i kam parë gjithmonë bashkë, zotin Topi dhe zotin Rama, gjatë gjithë këtyre viteve, deklaroi Topalli. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryesocialistit Rama. Nëse Presidenti dhe unë jemi një celulë antieuropiane, atëherë Jozefina është Marelyn Monroe, kurse Saliu, John Lennon, ka deklaruar kreu i PS-së në adresën e tij në Twitter.  Sipas nënkryetares së PD-së, opozita dhe lideri i saj, Rama, ia arriti qëllimit duke ndihmuar në bllokimin e statusit. Si kryetare e Parlamentit kisha një dhimbje të madhe. Unë mendoj se bojkoti ia ka arritur qëllimit. Zoti Rama ka pasur plotësisht të drejtë, bojkoti ia ka arritur qëllimit dhe e ka lënë Shqipërinë pa status. Të paktën e ka vonuar statusin. Si kryetare e Kuvendit ndiej dhimbje, tha ajo. Kryetarja e Kuvendit fajësoi opozitën për bllokimin e statusit të vendit kandidat për shkak të mosvotimit të ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ka ligje të tjera me 3/5, por as dje opozita nuk e votoi ligjin për Gjykatën Administrative. Po me Kodin Rrugor çfarë kanë? Ky është një problem që e kemi ne shqiptarët, por ne jemi këtu se ka pasur një strategji për të arritur këtu dhe unë mendoj se ia ka dalë, bojkoti ia ka arritur qëllimit, e la Shqipërinë pa status, tha Topalli.
Kryetarja e Kuvendit kërkoi prej opozitës ngritjen e një komisioni ad hoc për reformën zgjedhore për fillimin e punës me 53 rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Mungesa e vullnetit, sipas kryetares së Kuvendit, ka bllokuar edhe heqjen e imunitetit për deputetët, ligj që kërkon 84 vota. Unë kam në rend të ditës Avokatin e Popullit. Po pres, por përgjigje nuk ka. Unë kam në rend të ditës ligjin për heqjen e imunitetit. Nuk kalon me 71 vota, pavarësisht se deputetët e maxhorancës kanë bërë deklaratë me modelin gjerman për të mos i njohur vetes imunitet, tha Topalli. Duke përmendur ligjet që Parlamenti ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës, Jozefina Topalli u shpreh se gjatë këtyre dy viteve kanë kaluar 400 ligje dhe se nuk janë miratuar nga Legjislativi vetëm katër projektligje që varen prej qëndrimit të opozitës.          l.t

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›