E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet, IDRA: 78.4% e qytetarëve kundër importit

TIRANË- Organizata IDRA ka prezantuar sot rezultatet e një ankete ku janë pyetur mbi 600 vetë rreth ligjit të mbetjeve urbane në vend.

Anketa është zhvilluar gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, ku 80% e të pyeturve u shprehen për nevojën e organizimit të një referendumi kombëtar lidhur me importin ose jo të mbetjeve urbane.

87.6% e të pyeturve u shprehën se do merrnin pjesë në referendum dhe nga këta 78.4% do votonin kundër lejimit të importit të mbetjeve. Vetëm 9.2% thanë se do votojnë pro importit të mbetjeve urbane.

Organiztaoret e IDRA-s thanë se anketa ishte realizuar me kërkesë të ‘Aleancës kundër plehrave’ dhe e financuar nga SOROS. Qëllimi i anketës ishte krijimi i një opininoi se sa qytetarët e njohin ligjin e mbetjeve dhe qëndrimi i tyre lidhur me një referendum të mundshëm.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›