Tropojë, Topalli merr pjesë në 21 vjeorin e krijimit të PD
TROPOJË- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka marrë pjesë në festimet për 21 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike në qytetin e Tropojës.
Ajo ka zhvilluar takime me qytetarë, mbështetës dhe drejtues të kësaj force politike në Tropojë. Në fjalën e saj Topalli e ka vlerësuar ditën e krijimit të Partisë Demokratike si një nga momentet kyce të jetës politike shqiptare, si forca e parë opozitare në vend.
“Me këtë rast dua të falënderoj themeluesit e Partisë Demokratike. Dua të falënderoj të gjithë anëtarësinë, demokratë e demokrate që 21 vite më parë besuan se Shqipëria mund të bëhej ndryshe. Ata besuan tek liria. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë strukturën e Partisë Demokratike por edhe të gjithë qytetarët e Tropojes, burra dhe gra për periudhën e vështirë të 97-ës dhe pas 97-ës. Mbi të gjitha dua të përulem me nderim dhe respekt përpara këtij flamuri që ne e mbajtëm dhe e ngritëm lart për shekuj por edhe flamurit të partisë sonë që na bëri të ndihemi të lire”,- u shpreh Topalli.
Në ceremoninë e zhvilluar drejtues të strukturave të PD-së Tropojë e deputetët e maxhorancës kujtuan momentet e para e më të vështira të themelimit të PD-së.
(el.me/ BalkanWeb)