E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet spitalore banoret Te hiqet krematoriumi

Banoret e zones prane Qendres Spitalore Universtare Nene Tereza ne Tirane kerkojne vendosjen e krematoriumit te ketij spitali ne nje vend tjeter pasi djegia e mbeturinave aty eshte mjaft problematike. Ato thone se ky eshte nje problem i hershem Nderkohe qe i kerkojne te gjitha autoriteve perkatese respektimin e ligjit per djegien e mbetjeve.

Shqetesimin e ngritur nga banoret e kesaj zone e kane mbeshtetur dhe perfaqesuesit e Transparency International. Ata u shprehen se duhet te merren masa per largimin e ketij krematoriumi nga zonat e banuara. Apel ky qe iu drejtua QSUT si dhe inspektoratit te bashkise dhe atij te mjedisit.

Qendra Spitalore na ka drejtuar nje leter ku na informon se ata kane nje ambient ku i djegin mbeturinat dhe ky ambient ndodhet ketu prane zones se banuar. Nderkohe qe nga pikepamja ligjore kjo eshte e ndaluar dhe duhet te jete larg zonave te banuara tha Endrit Shabani perfaqesues i TIA-s.

Vetem disa dite me pare kreu i Mjedisit Fatmir Mediu shprehu shqetesimin per mbetjet spitalore dhe ato urbane nderkohe qe theksi se deri ne fund te vitit 2010 te gjitha bashkite do te percaktojne me saktesi te gjitha vendet grumbullimet e mbeturinave.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›