E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet urbane në Librazhd,qytetarët shprehen të shqetësuar

Rikthehen sërish protestat e banorëve të fshatit qendër të komunës me të njëjtin emër në rrethin e Librazhdit. Banorët kërkojnë largimin e vendgrumbullimit të mbeturinave urbane të qytetit të Librazhdit të cilat prej kohësh depozitohen në fshatin e tyre. Sipas tyre, bashkia e Librazhdit u premtoi se brenda një afati 20 ditor mbeturinat do të zhvendoseshin, por tashmë kur kanë kaluar më shumë se 30 ditë asgjë nuk ka ndryshuar, ç`ka i ka detyruar sërish banorët të protestojnë.
Ky problem që lidhet me mbeturinat urbane i ka detyruar herë pas herë banorët e fshatit Qendër të protestojnë por deri më tani s`kanë gjetur ende asnjë zgjidhje. Ata premtojnë se protestat e tyre do të përshkallëzohen deri edhe në përplasje fizike për të mos lejuar transportin e mbeturinave në fshatin e tyre, madje do të vazhdojnë të kërkojnë këtë zgjidhje edhe pa mbështetjen e kryetarit të komunës i cili sipas tyre nuk i ka mbështetur në lidhje me këtë shqetësim që shërben si një burim sëmundjesh infektive.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›