E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeturina në prag të derës, ndotje shokuese në mes të Tiranës (FOTO)

ndotjeshkalle1Tiranë- Gazeta IDEA në vazhdën e denoncimit të ndotjes përmes imazheve të fotografisë sjell sot imazhe shokuese të marra në kryeqytet.

Në këto imazhe të marra pranë kryqëzimit të 21 dhjetorit shihet qartë sesi bizneset dhe banorët e një pallati luksoz mu në rrugën kryesore kanë braktisur pirgje me mbeturina poshtë shkallëve.

Paçka është paradite askush nuk ka denjuar ti largojë prej andej edhe pse banorët e pallatit dhe punonjësit e biznese luksoze duken tepër të kujdesur për pamjen e tyre të jashtme.

Një mungese qytetari dhe jetese në komunitet nga njëra anë, e nga tjetra një ndotje e shëmtuar dhe e dëshme e mjedisit në këto ditë të nxehta korriku.

ndotje-shkalle-fbNdotje alarmante

Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të na dërgojë imazhe të denoncimit të ndotjes përmes fotografive në adresën tonë elektronike, info@gazetaidea.com.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›