Mandela feston 95-vjetorin në spital, bota nderon liderin me aktivitete (FOTO)
Afrikë e Jugut- Nelson Mandela është duke kaluar ditëlindjen e tij të 95-të në spital në Pretoria, teksa aktivitete po ndodhin në mbarë botën dhe në Afrikën e Jugut për nder të tij.
Afrikanët e Jugut janë duke nderuar ish-presidentin me vepra bamirëse për 67 minuta, që shënojnë vitet e tij si burrë shteti.
Z. Mandela, i cili është në gjendje kritike, por stabël sepse vuan nga një infeksion i mushkërive, i shtrua në spitalin më 8 qershor.
Presidenti Jacob Zuma tha se shëndeti i tij ishte “në mënyrë të vazhdueshme duke u përmirësuar”.
Vajza e Mandelës, Zindzi, tha të mërkurën se ai kishte bërë “përparim drastik” dhe se ajo e kishte gjetur atë duke parë televizor me kufje kur e vizitoi këtë javë.
Festime për Mandela-n
“Unë mendoj se ai do të shkojë në shtëpi së shpejti’,- tha ajo për televizionin ‘Sky News’ të Britanisë së Madhe.
Ditëlindja e zotit Mandela është edhe Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës, një ditë e deklaruar nga OKB-ja si një mënyrë për të njohur kontributin e fituesit të çmimit Nobel ndaj pajtimit.
Nxënësit e shkollave
Mandela nderohet në të gjithë botën për rolin e tij në fundin e aparteidit në Afrikën e Jugut. Ai u bë presidenti i parë i zi në vend në vitin 1994.
Dita nisi me miliona fëmijë të shkollave në të gjithë Afrikën e Jugut duke i kënduar ‘Happy Birthday’ zotit Mandela.
Ndërkohë, koncerte janë planifikuar më vonë këtë javë në qytetin australian të Melburnit.
Dorina Bilbili/IDEA/