Trazirat në Egjipt, presidenti i përkohshëm: Zgjedhjet e reja vitin tjetër
Egjipt- Udhëheqësi i përkohshëm i Egjiptit ka përvijuar kalendarin e tij për zgjedhje të reja, në mes të trazirave të vazhdueshme në vend.
Adly Mansour parashikon se do të hartohet dekreti për ndryshimet në kushtetutën islamike dhe një referendum, i cili do t’i hapë rrugën zgjedhjeve në fillim të vitit të ardhshëm.
Kjo vjen teksa të paktën 51 persona u vranë në kryeqytetin Kajro.
Vëllazëria Myslimane thotë se anëtarët e saj u qëlluan pas një përpjekje për të rrëzuar presidentit Mohamed Morsi. Ushtria thotë se iu përgjigjën një provokimi të armatosur.
Z. Morsi, një islamik dhe i pari lider i Egjiptit i zgjedhur lirisht, u hoq nga detyra nga ushtria javën e kaluar pas protestave masive. Mbështetësit e tij akuzojnë ushtrinë se ka organizuar një grusht shteti, por kundërshtarët e tij thonë se masa është vazhdim i revolucionit që rrëzoi presidentin Hosni Mubarak në vitin 2011.
Dorina Bilbili/IDEA/