Mbeturinat e helikopterit amerikan mund te jene inspektuar nga inxhinieret kineze

Zyrtaret amerikane thone se ka mundesi qe inxhinieret kineze te jene lejuar te inspektojne mbeturinat e nje helikopteri amerikan te pakapashem nga radaret tipit qe u rrezua gjate operacionit per vrasjen e Osama bin Ladenit. Zyrtaret amerikane thone se sherbimi pakistanez i zbulimit i lejoi inxhinieret te fotografonin helikopterin i cili permbante teknologji te vecante per te shmangur radaret. Forcat amerikane te perfshira ne sulmin e 2 majit u perpoqen ta shkaterronin helikopterin i cili u perplas ne nje mur te kompleksit te bin Ladenit ne Abbotabad por pjesa fundore e tij mbeti e paprekur. Pakistani ka lidhje te ngushta me Kinen dhe la te kuptohej menjehere pas operacionit se Kina do te lejohej te studionte mbeturinat e helikopterit.