E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet 2012 ne SHBA Bachman shton pozitat

Gara  për presidencialet 2012 në kampin  republikan merr një  tjetër kthesë pas tërheqjes nga kjo garë të njërit prej pretendentëve kryesorë dhe futjes së një kandidati të ri.  Ish-guvernatori i Minesotës Tim Pawlenty deklaroi se do të tërhiqej nga gara pas publikimeve të rezultateve të testit sprovë në Aioua. Tim Pawlenty, u rendit i treti në mes kandidatëve në garë ndonëse në listën e votimit nuk ishte Rick Perry, ish- guverntori i shtetit që ka nxjerrë  të fundit president reublikan  Xhorxh W. Bush.

Ndërsa për Michele Bachmann  që fitoi votimin e Aioua është koha për të shtuar përpjekjet pasi fitorja simbolike është thjesht fillimi i një gare të gjatë.

"Kam qenë në garë vetëm për 48 ditë dhe kjo është një arritje e madhe për një kohë kaq të shkurtër," deklaroi  Bachmann tek “Meet the press” në rrjetin televiziv NBC.

Fitorja e Bachman në sondazhin e shtetit Aioua konsolidon pozitën e saj si konkurrente e fortë për emërimin republikan. Sondazhi në fjalë është një votim jozyrtar, por i rëndësishëm për republikanët që kërkojnë të sfidojnë Presidentin Barak Obama në zgjedhjet e vitit 2012. Bachman, anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve nga shteti Minesota, është favorite e aktivistëve konservatorë të quajtur Tea Party, të cilët kërkojnë taksa më të ulëta dhe një qeveri më të vogël.

Pothuajse 17,000 vetë morën pjesë në votimin provë të zhvilluar në qytetin Ejms të Aioua. Bakman mori 4.823 vota, e pasuar nga kongresmeni i Teksasit, Ron Pol, me 4.671. Ish guvernatori i Minesotës, Tim Polenti  zuri vendin e tretë me 2.293 vota.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›