E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtypi kineze Nuk duhet keq-interpretuar pritja e ngrohte qe iu be ambasadorit amerikan

Shtypi shteteror kinez shkruan sot se pritja e ngrohte qe iu be ambasadorit te ri amerikan ne Pekin nuk duhet keq-interpretuar si nje zgjidhje e problemeve mes dy vendeve. Ambasadori i ri  Gary Locke eshte me prejardhje kineze dhe mberritja e tij ne Kine te premten shkaktoi nje sensacion ne shtyp kur ai doli nga aeroporti duke i mbajtur vete bagazhet dhe duke udhetuar me nje makine modeste. Por agjencia shteterore kineze Hsinhua ve ne dukje sot nje sere problemesh me te cilat do te ndeshet ambasadori i ri si tensionet tregetare marredheniet ushtarake dhe borxhi amerikan. Agjencia Hsinhua shprehet se misioni i ambasadorit Locke do te jete me i rende se sa valixhja qe ai mbante gjate rruges per ne Pekin.  Nje gazete tjeter The Global Times shkruante se origjina kineze e ambasadorit te ri nuk do te thote zbutje qendrimi kur behet fjale per mbrojtjen e interesave te Shteteve te Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›