Mbeturinat hidhen pa kriter, kryeqyteti i mbushur në çdo cep të tij (FOTO)
Tiranë- Gazeta investiguese dhe denoncuese online IDEA, ju sjell sot në vëmendje rastin e denoncimit të ardhur në adresën tonë www.info@gazetaidea.com nga një qytetare e cila do të ngrejë zërin për hedhjen në mënyrë të papërgjegjshme të mbeturinave në çdo cep të kryeqytetit.
Nga ajo që mund të shihni në fotot e mëposhtme, shihet qartë se qeskat e mbeturinave që dalin nga shtëpitë, (se nuk janë thjesht një qese patatine dhe një shami hundësh), ndotin padrejtësisht çdo ambjent në Tiranë.
Duke nisur që me lënien nëpër dyert e dyqaneve, tek cepi i pallatit, në koshat e vegjël që janë vendosur buzë rrugës, në rrëza pemësh dhe në mes të trotuarëve që kalojnë njerëz pafund.
Fotot tregojnë më së miri që jetojmë në një qytet ku shumë pak dihet vlera e ajrit dhe ambjentit të pastër…
Mbeturinat e hedhura në trotuar
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 7