Ndërtimet pa leje në bregdet, nis aksioni i prishjes nga Vlora në Himarë
Vlorë- E gjithë vija bregdetare e Vlorës deri në Himarë do të pastrohet nga ndërtimet pa leje.
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka ndërmarrë që prej ditës së djeshme një aksion që do të zgjasë deri më datën 20 prill.
Me qëllim unifikimin e vijës bregdetare dhe plazheve, fadromat e INUK janë përqëndruar në heqjen e inerteve me bazë ndërtimi për minimolet si dhe objektet pa leje të cilat janë afër bregut të detit.
Sipas një urdhëri të INUK aksioni do te shtrihet në Vlorë, Radhimë, Orikum e Himarë. Sipas drejtorit të INUK Fatmir Meta ndihma re kërkuar nga policia e shtetit nuk i është dhënë, edhe pse është njoftuar sërish.
INUK-u kthehet në jug të vendit pas një viti ku aksioni i fundit ka qenë në Palas, Dhërmi, Qeparo, Borsh dhe Vuno për prishjen e objekteve paleje.