E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 100 kg drogë në shtëpi, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni në Teramo.

Brenda shtëpisë së tij, hetuesit zbuluan një depo të vërtetë droge, duke sekuestruar gjithsej 114 kilogramë lëndë narkotike.

Substanca ishte fshehur në një dhomë të përdorur si magazinë veglash dhe pjesërisht brenda dy fuçive në kopshtin e shtëpisë.

Sasia përfshin afërsisht 70 kilogramë hashash, afërsisht 30 kilogramë kokainë dhe më shumë se 3 kilogramë heroinë; numërimi përfundimtar e çoi sekuestrimin në 114 kilogramë në total.

Gjatë kontrollit, u gjetën edhe 4 peshore precize, një makinë paketimi me vakum, një presë hidraulike dhe materiale të ndryshme paketimi, raportojnë mediat italiane.

Vlera e lëndës narkotike në treg, nëse do të shitej me pakicë, llogaritet të kalojë 5 milionë eurot.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se detajet e operacionit po mbahen ende konfidenciale, pasi hetimet janë në vijim me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shqiptari, i identifikuar me inicialet L.K, 33 vjeç. u arrestua dhe do të përballet me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›