E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 100 të zhdukur pas fundosjes së tragetit

Trageti me më shumë se 300 udhëtarë është fundosur sot në Papua Nju Guinea, në pacifik, ndërsa disa minuta më vonë, ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë më së pakur 219 udhëtarë.

“Tetë anije tregtare kanë marrë përsipër aksionin për shpëtimin e njerëzve nga trageti”, kanë deklaruar shpëtimtarët australian të cilët po ndihmojnë në aksion.

Rreth 350 pasagjerë raportohet të kenë qenë në bord në kohën e incidentit. Zyrtarët thonë se është ende herët për të caktuar shkakun e fundosjes.

Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard, e ka përshkuar incidentin si një “tragjedi të madhe” që ka gjasë të rezultojë “me humbjen e shumë jetëve”.

Qeveritarët e Papua Nju Guinea-s, tani për tani, nuk kanë dhënë asnjë koment për këtë tragjedi.

Papua Nju Guinea është një shtet në Oqeani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›