E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Për të hyrë në Kosovë, të duhet leja e Thaçit'

Lideri i LDP-së Cedomor Jovanovic e ka “lodhur” në një debat televizi kryeministri radikal të Republikë Serbe, Milorad Dodik, të mbajtur në Beograd. Jovanovic ka përsëritur qëndrimin e tij se Republika Serbe është krijesë gjenocidale, që Dodik e kundërshton fort.

Kanë folur edhe për Kosovën, kur Jovanovic ka thënë se të gjithë duhet pranuar faktin se ajo është e pavarur.

“Tash është koha ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe të krijojmë raporte me Kosovën. Kosova është e pavarur me ose pa ju. Kur të niseni atje, duhet ta thërrisni Thaçin ta pyesni a mund të hyni”, i ka thënë Jovanovic Dodikut.

Ndërkohë, ky i fundit ka thënë se do të shkojë në veri të Kosovës si kryeministër i Republikës Serbe nëse ftohet si i tillë. Dodik ka thënë se ai nuk do të lejojë kurrë njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina. (indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›